Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

28 apo 29 nëntor? Fisher: Gjermanët ikën në 4 dhjetor
Publikuar me 31 Mar 2012

  28 apo 29 nëntor? Fisher: Gjermanët ikën në 4 dhjetor

Ndërsa në Shqipëri pozita dhe opozita prej dy dekadash festojnë të ndara ditën e çlirimit nga pushtimi gjerman, historiani amerikan Bernd Fisher sjell një tezë krejt të re që rrëzon si datën 28, ashtu dhe 29 nëntorin e vitit 1944. Në librin e tij të fundit “Shqipëria në vitet 1943-1945”, Fisher paraqet një këndvështrim të ri për këtë çështje: duke iu referuar dokumenteve të amerikaneve dhe gjermanëve në atë kohë, largimi i nazistëve daton 4 dhjetorin e 1944-ës, raporton Vizion Plus.
“Është ende një pikë që diskutohet, por në dokumentet gjermane që kam parë ata janë larguar në datën 4 dhjetor, është e pamundur që kjo të vërtetohet në mënyrë definitive. Nuk mendoj se datat kanë shumë rëndësi, në Shtetet e Bashkuara edhe pse kemi përplasje historike për datën e Deklaratës së Pavarësisë e festojmë atë në 4 korrik, por mendoj se ajo merr thjesht një natyrë simboli,” është shprehur Fischer.
Përplasja mes forcave komuniste dhe atyre balliste gjatë luftës, për Bernd Fischer është e qartë se ka qenë një luftë civile. Sa i përket rolit të Enver Hoxhës, ai në disa dokumente të kohës cilësohet si një lider.
“Është një çështje e ndërlikuar pjesa e politikës shqiptare në ato vite dhe e vështirë për tu interpretuar, por është mjaft e qartë që ka pasur luftë civile. Komunistët ndërtuan sistem ushtarak më të mirë dhe më të organizuar dhe forcat e tjera opozitare deri në një farë pike bashkëpunuan me pushtuesit, gjë e cila i vendosi ata në një pozitë shumë të vështirë në fund të luftës. Amerikanët, sipas dokumenteve që kam parë, kanë bashkëpunuar me Enver Hoxhën si lider i shtetit, ndërkohë që në dokumentet gjermane, Enver Hoxha nuk përmendet shumë, por për amerikanët ai ishte një figurë kryesore,” ka deklaruar Fisher.

Bernd Fisher është studiues i historisë së Ballkanit dhe ekspert për Shqipërinë. Njëkohësisht ai është anëtar i Akademisë së Shkencave në vendin tonë. Edhe në dy librat e tij të mëparshëm në qendër është Shqipëria: i pari ka në qendër periudhën e mbretit Zog, ndërsa ne te dytin shprehen pikëpamjet se si e përjetoi vendi unë Luftën e Dytë Botërore.


1155
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI