Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

21 janari, KM Rama kërkon drejtësi, Ilir Meta ''fshihet'' në Maqedoni
Publikuar me 21 Jan 2015

21 janari, KM Rama kërkon drejtësi, Ilir Meta ''fshihet'' në Maqedoni

Katër vjet pas protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, ku dhe humbën jetën katër protestues, edhe këtë radhë Edi Rama, tashmë kryeministër, kërkoi drejtësi për ditën kur pas një demonstrate të thirrur prej tij, një pjesë e pjesëmarrësve sulmuan kryeministrnë duke kërkuar ''kokën'' e Ilir Metës, sot aleati më i ngushtë i njeriut që i thërriti 4 viktimat në një betejë për ''jetë a vdekje'' kundër kreut të LSI.

Katër protestuesit e vrarë, Aleks Nika, Faik Myrta, Hekuran Deda dhe Ziver Veizi ishin në bulevardin ''Dëshmorët e Kombit'' ditën e 21 janarit 2011 për të protestuar kundër videos me përmbajtje korruptive të dyshes Meta-Prifti të thërritur nga Edi Rama, kur disa plumba të ardhur nga kryeministria u morën atyre jetën.

Sot katër vjet më vonë, Edi Rama në krye të shtetit sëbashku me Ilir Metën, kërkoi drejtësi ashtu si dje në opozitë, duke dashur në një farë mënyre të heqë cdo zotim dhe përgjegjësi për ngjarjen apo vënien në vend të drejtësisë. 

Pak çaste pas homazheve me familjaret e viktimave, kreu i qeverisë në profilin e tij në Facebook shkruan “Me familjarët e 21 Janarit. Koha për të lëvizur me një alternativë të re kërkimi të drejtësisë. Asgjë veç drejtësisë nuk e mbyll 21 Janarin!”

Ndërkohë familjarët e viktimave, ashtu si cdo vit, shpresojnë se njeriu që i thërriti të afërmit e tyre të protestojnë do të vendosë drejtësi për jetët e tyre.

“Kërkojmë drejtësi, të dënohen urdhëruesit dhe zbatuesit. Shpresojmë se qeveria do ta zbardhi çështjen”, thanë për mediat familjarët e viktimave të 21 Janarit, para nisjes së takimit me Kryeministrin Edi Rama.

Në vijim Kryeministri Edi Rama bashkë me familjarët e viktimave, në përfundim të takimit me ta ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në vendet ku u vranë katër të rënët e 21 Janarit dhe me pas drekuan tek ish vila e diktatorit komunist Enver Hoxha.

Pas marshimit në heshtje dhe homazheve, kreu i qeverisë Edi Rama, u largua për në ambientet e Kryeministrisë pa bërë asnjë deklaratë, për dallim nga përvjetoret e tjerë.

Ilir Meta
Ndërkohë që avazi i deklaratave dhe akuzave mes palëve vazhdon, strumbullari i krejt ngjarjes qe coi në humbjen e katër jetëve vazhdon të fshihet duke injoruar cdo përgjegjësi në këtë vorbull. Ashtu si cdo vit, personazhi i videoskandalit të ''7%'' ëdhe këtë vit vendosi që në këtë përvjetor të përfaqesohej nga ministrat e tij. 

Madje për ti qëndruar sa më larg ngjarjes, ai zgjodhi të kryente një vizitë ne Maqedoni. Duke dhogaritur së vitin e kaluar po në këtë datë kryeparlamentari vendosi të zhdukej në Francë, ikja në maqedoni ngjason si një shenjë afrimiteti me ngjarjen ku ai ka pozicionin e mollës së sherrit.


1240
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI