Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

17 shkurt 2010
Publikuar me 18 Shk 2010

17 shkurt 2010

Janë takuar mes përqafimesh, shtrëngimeve të duarve dhe batutave, si miq të vjetër që kishin kohë pa u parë me njëri-tjetrin.Me të tillë elementë është shoqëruar takimi i mbrëmshëm në mjediset e hotel “Sheraton”, mes ish-kryeministrit Fatos Nano, kryeministrit aktual Sali Berisha dhe zv/kryeministrit Ilir Meta.

Pas shumë kohësh që nuk kishte ndodhur një takim mes të treve, duhej siç duket, dy-vjetori i pavarësisë së Kosovës që ai të ndodhte, madje edhe me nota të gëzueshme, duke i shfaqur që të tre politikanët të shpenguar dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
“Sebepi” ka qenë takimi diplomatik i organizuar nga ambasadori i Kosovës në vendin tonë, me rastin e festës së Kosovës, i cili ka përfshirë në radhën e të ftuarve personalitete të jetës politike në vend si dhe ata të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Burime konfidenciale pohojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se Nano dhe Meta në momentin e takimit të tyre kanë shkëmbyer batuta si ajo që i pari i ka pohuar të dytit se tani nuk është më në qeveri dhe as kryeministër etj.


1558
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI