Revista
|
|
Një grumbull i madh me dokumente. Nga larg duket si një temë diplome universitare. Copa të shkruara me të kuqe "konfidenciale-mbrojtje" dhe "përdorim ngushtësisht kombëtar" i lexon në çdo faqe. Lart, në të majtë, një logo blu mbretërore: DGSE (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Jashtme në Shërbimet Sekrete Franceze). Në total 328 faqe të klasifikuara: shënime, raporte, sinteza, grafika, organigrame, foto sateliti. Të gjitha këto i kushtohen Al Kaedës, shefave dhe zëvendësve të tyre dhe kampeve të stërvitjes edhe për mbështetjen e tyre financiare. Kjo është pjesa kryesore e raportit të DGSE, e përpiluar nga qershori 2000 deri në tetor 2001. Një enciklopedi e vërtetë.
Pas disa muajsh hetime mbi këto dokumente shumë speciale, marrim kontakt me zyrën kryesore të DGSE-së. Shefi aktual, Emmanuel Renoult, na pret. Kemi kuptuar se këto dokumente kanë të dhëna tepër të rëndësishme për këtë periudhë po aq të rëndësishme.
Për informacion më të detajuar ai nuk mund të bëjë komente.
Të gjitha këto të dhëna të shërbimeve sekrete për Al Kaedën, me gjithë zbulimet e ndryshme, të bëjnë që të ngresh shumë pyetje. Dhe mbi të gjitha, një surprizë: numri i madh i shënimeve që kanë të bëjnë me kërcënimet e Al Kaedës ndaj SHBA-ve, disa muaj para sulmeve në Nju-Jork dhe Uashington. Janë plot 9 raporte mbi këtë çështje gjatë periudhës shtator dhe gusht 2001.
Ndërsa disa shënime sekrete, përbërë nga 5 faqe titulluar "plani për rrëmbimin e avionëve nga islamikët radikalë", ka një datë të shënuar 5 janar 2001! Plot 8 muaj para 11 shtatorit, DSGE sjell fakte që po diskutoheshin se në vitin 2000 Osama Bin Laden dhe aleatët e tij talebanë ishin lidhur me një operacion për rrëmbimin e avionëve të linjës amerikane.
Pierre-Antoine Lorenzi, shef i kabinetit në DGSE deri në gusht të vitit 2001, sot president i një shoqërie të specializuar në strategjinë e krizave dhe të influencës, na tregon 328 faqe dhe ndalet pikërisht në këtë faqe. Heziton, qëndron për një çast dhe pranon: e mbaj mend këtë. "Duhet të them se deri në vitin 2001 rrëmbimi i një avioni nuk kishte të njëjtin kuptim si pas 11 shtatorit. Në atë kohë, një gjë e tillë nënkuptonte marrjen e një avioni dhe uljen e detyruar që më pas pasoheshin nga bisedime. Jemi mësuar të përballojmë situata të tilla". Por ende nuk kuptojmë se përse alarmi i 5 janarit nuk solli asnjë reagim nga personat të cilëve u ishte drejtuar: krerëve të ekzekutivit.
Nga janari i 2001-shit, drejtimi i Al Kaedës ishte më se transparent në sytë dhe veshët e spiunëve francezë. Redaktorët kishin arritur të zbulonin edhe mosmarrëveshjet që ekzistonin mes terroristëve për mënyrën se si do të rrëmbehej avioni. Asnjëherë nuk kishin dyshuar për qëllimin e tyre. Fillimisht xhihadistët kërkonin marrjen e një avioni mes Frankfurtit dhe SHBA-ve. Madje kishin përpiluar edhe një listë të 7 kompanive të mundshme. Dy prej tyre do të zgjidheshin nga piratët e 11 shtatorit: "American Airlines" dhe "United Airlines". Në hyrjen e tij, autori i shënimeve shkruan: sipas shërbimeve uzbeke, plani për rrëmbimin e një avioni është diskutuar që në fillim të vitit 2000 gjatë një mbledhjeje në Kabul mes përfaqësuesve të organizatës së Osama Bin Ladenit.
Spiunët uzbekë ia dorëzuan një gjë të tillë agjentëve francezë. Në atë kohë, kundërshtarët e fondamentalistëve myslimanë ndaj regjimit pro-amerikan të Tachkent iu federuan lëvizjes islamike të Uzbekistanit, MIO. Një fraksion i kësaj partie, i drejtuar nga Taher Youdachev, mbërriti në kampin e Afganistanit dhe i kërkoi aleancë Osama Bin Ladenit, duke i premtuar se do të çonte xhihadin e tij edhe në Azinë Qendrore. Libra të vegjël ushtarakë dhe korrespondenca e MIO-s, të gjetur në fushat afgane të Al-Kaedës, e vërtetojnë një gjë të tillë.
Alain Chouet e mban mend një veprim të tillë. Ai ka drejtuar deri në tetor të vitit 2002 shërbimet e sigurisë, një nëndarje e DGSE e ngarkuar për të ndjekur lëvizje terroriste. Sipas tij, besueshmëria në kanalet uzbeke vjen si pasojë e origjinës së saj nga aleancat e shkuara të gjeneralit Rachid Dostom, një nga shefat kryesorë të luftës afgane, edhe ai me origjinë uzbeke dhe në atë kohë ishte kundërshtar i talebanëve. Për të bërë figurë të mirë përpara mbrojtësve të tij në shërbimet e sigurisë së Uzbeksitanit fqinj, Dostom infiltroi disa njerëz të tij në gjirin e MIO-s, madje deri dhe në strukturat e komandimit të kampit të Al Kaedës. Kështu ai i mësoi miqtë e tij, duke e ditur se këto informacione do të shkonin në Uashington, Londër dhe Paris.
Formulimi i shënimeve franceze të janarit 2001 tregon qartë se burime të tjera bëjnë të ditur për planin e përpiluar nga Al Kaeda. Sipas një diapozitivi nga Afganistani, DGSE-ja është e pakënaqur nga shërbimet sekrete analoge. Për të kaluar në sekretet e kampeve përkatëse, nga njëra anë ajo manipulon kandidatët e rinj të xhihadit me origjinë nga qytetet e mëdha evropiane. Nga ana tjetër ajo dërgon njerëz në shërbime aksioni pranë Aleancës së Veriut, që komandohet nga Massoud. Pa marrë parasysh edhe përgjimet telefonike me satelit.
Një i afërt i Pierre Brochand, padroni aktual i DGSE, na ka siguruar se shërbimet kishin një "celulë të Osama Bin Ladenit" që nga viti 1995. Alarmi i 5 janarit mbështetet në një sistem të sprovuar. Alain Chouet pasi ka kërkuar shpjegime të sakta edhe pse nuk fliste në emër të institucioneve franceze, mbetet lakonik por i qartë: "Rrallë herë mund të transmetohej një letër pa u grisur".
DGSE-ja vlerëson se vullneti i Al Kaedës është që të konkretizojë aktin e piraterisë kundër aparatit amerikan dhe kjo nuk lë asnjë dyshim. "Në tetor të vitit 2000 Osama Bin Ladeni ka marrë pjesë në një mbledhje në Afganistan, gjatë së cilës u morr vendimi për të vazhduar operacionin për të cilin ishte folur më parë". Në 5 janar të vitit 2001 francezët nuk ishin të vetmit që e dinin për sulmet.
Si të gjitha informacionet e tjera që kanë të bëjnë me rrezikun kundër interesave amerikane, të dhënat iu transmetuan edhe CIA-s nga shërbimet e jashtme të DGSE-së. I pari që mori informacion ishte shefi i zyrës së CIA-s në Paris, Bill Murray, si dhe frankofoni John Ëayne, i cili u rikthye më pas në SHBA. Mundëm të viheshim në kontakt me Murray, i cili nuk pranoi t‘u përgjigjej pyetjeve tona. Pierre-Antoine Lorenzi, i cili ishte drejtues në DGSE dhe merrej me çështjet e bashkëpunimit me agjencitë e huaja, nuk e kuptoi se përse ato informacione nuk i ishin transmetuar. "Ky është një lloj informacioni tipik që duhej t‘i transmetohej CIA-s. Ishte gabim që nuk u dha".
Nga ana tjetër e Atlantikut, dy ish-agjentë të CIA-s, specialistë të Al Kaedës, nuk u kujtuan kur i pyetëm për alarmin që ishte dhënë nga DGSE. As Gary Berntsen, i cili kishte lidhje me operacionet e agjencisë që nga viti 1982 deri në vitin 2005, as
Michael Scheuer, ish-përfaqësues i bashkësisë së Bin Ladenit me qendër në CIA, nuk kujtohen për këto lloj informacione të ardhura nga DGSE.
Në Uashington, komisioni i hetimit të kongresit për 11 shtatorin, në raportin përfundimtar të publikuar në qershor 2004, vuri theksin mbi paaftësinë e FBI-së, CIA-s apo shërbimeve të tjera sekrete. Në asnjë moment komisioni nuk foli për mundësinë që CIA mund të kishte njoftuar autoritetet politike që në janar 2001, sipas të dhënave të shërbimeve sekrete franceze për zgjedhjen taktike të Osama Bin Ladenit për të organizuar rrëmbimin e avionëve amerikanë.
Ajo që të ngatërron pak në leximin e 328 faqeve të DGSE-së, është fakti se nga njëra anë janë shkruar të dhëna mbi kërcënimet dhe përshkrimi në mënyrë të detajuar i funksionimit të organizatës.
Që nga 24 qershor 2000, me redaktimin e një raporti prej 13 faqesh të titulluar "Rrjetet e Osama Bin Ladenit", gjërat më të rëndësishme janë shkruar me të zezë dhe një të verdhë e zbehtë, ngjyra origjinale e DGSE-së. Konteksti, detajet dhe aspektet strategjike që kishin lidhje me Al Kaedën, ndodhen aty. Madje shumë informacione aty saktësohen. Kështu, hipoteza e vdekjes së Bin Ladenit, në këto shënime të vitit 2000, mund të quhet si refren i njohur, por jo i bazuar. "Ish-sauditi që jeton prej vitesh në klandestinitet, zhvendoset herë pas here nga një fushë në tjetrën dhe vuan nga problemet e veshkave dhe të shpinës. Zëra të tjerë thonë se ai shumë shpejt mund të vdesë, por duket se deri tani ai nuk e ka ndryshuar mënyrën e jetesës".
Më 28 gusht 2000 agjentët e DGSE-së fiksojnë pozicionin e një personi të rëndësishëm, shumë i afërt me Bin Ladenin. Emri i tij është Abu Kabab. Ky person me origjinë egjiptiane njihet për mësimin e shpërthimeve artizanale të gjeneratës xhihadiste. Në dy të dhëna biografike për këtë personazh, njëra e datës 25 tetor 2000 dhe tjetra 9 janar 2001, DGSE-ja shkruhet për informacionet që i ka dhënë Mosadit izraelit, CIA-s dhe shërbimeve të sigurisë egjiptiane lidhur me këtë person.
E njëjta gjë ndodhi edhe në rastin e Omar Kabanit, emiri i ngarkuar që të kishte lidhje me të gjithë ushtarakët algjerianë të ardhur në Afganistan. Falë tij, gjatë vitit 2001 Al Kaeda arriti të krijojë infrastrukturën e duhur për grupin salafist për predikimet dhe për luftën. Lëvizja terroriste algjeriane, shefi historik i së cilës është Hasan Hatab, ish-aleat i Bin Ladenit në vitin 2006, nënshkroi pajtimin kombëtar me Presidentin algjerian,
Abdelaziz Buteflika.
Në bazë të aspektit operacional mbi funksionimin e Al Kaedës, këto dokumente të DGSE propozojnë një tjetër vështrim mbi politikat. Kështu, në një shënim të shkurtit të vitit 2001, që i kushtohet rrezikut të atentateve ndaj një baze ushtarake franceze në Xhibuti, autorët zbuluan praninë në këtë vend të përfaqësuesit të Bin Ladenit për këtë pjesë të Afrikës, Nidal Abdel Hay al Mahainy. Ky njeri kishte mbërritur në këtë zonë më 26 maj 2000, kur është takuar me vetë Presidentin e vendit. Por mbi të gjitha vetëm Arabia Saudite shfaqet si një shqetësim i vazhdueshëm, pasi ka afërsi me Afganistanin, një miqësi nga e cila përfiton dhe Bin Ladeni. Raportet e DGSE-së flasin për marrëdhëniet e biznesmenëve me organizata të ndryshme. Disa personalitete saudite e kishin shprehur armiqësinë e tyre ndaj Al Kaedës, por pa arritur dot që t‘i bindnin të gjithë. Pierre-Antoine Lorenzi kujton se përfaqësuesit e DGSE "e kishin shumë të vështirë të besonin se ai i kishte shkëputur përfundimisht marrëdhëniet me monarkinë saudite. Kjo ishte e vështirë të pranohej".
Në shënimin e 24 qershorit 2000 flitet për derdhjen e një shume prej 4,5 milionë dollarësh në llogarinë e shefit të Al Kaedës nga "International Islamic Relief Organisation" (IIRO), një strukturë që varet drejtpërdrejt nga Muslim Ëorld League, edhe ajo e konsideruar si një instrument i politikës saudite.
Duhej që të pritej 3 gushti i vitit 2006, që zyrat e IIRO-së të figuronin në listën zyrtare të organizatave që financonin terrorizmin e shpallur nga departamenti amerikan i thesarit.
Gjatë muajit qershor të vitit 2000, dy vjet pas sulmeve në Nairobi, autorët e saj dyshojnë për sinqeritetin e familjes së Bin Ladenit: "Duket gjithnjë e më e mundur që Bin Ladeni vazhdon të mbajë lidhje me disa pjesëtarë të familjes së tij, edhe pse këta të fundit drejtojnë një nga grupet kryesore të punëve publike në botë, por kjo gjë është përgënjeshtruar zyrtarisht. Një nga vëllezërit e tij kishte një rol ndërmjetës në marrëdhëniet e tij profesionale". Sipas Lorenzit, këto dyshime si dhe ambiguiteti i IIRO-së bënë që DGSE-ja të mobilizohej në vitin 1999, kur diplomacia franceze u propozoi Kombeve të Bashkuara një konventë ndërkombëtare kundër financimit të terrorizmit.
Një tjetër shënim i shërbimeve sekrete franceze, që mban datën 13 shtator 2001, titullohet "Elementë mbi burimet financiare të Osama Bin Ladenit" dhe solli dyshime lidhur me takimin e perandorisë familjare "Ben Laden Group". Ky shënim paraqet një bankier të fuqishëm, i afërt me familjen mbretërore, si arkitekt historik të një diapozitivi bankar që "janë përdorur për transferimin e të hollave terroristëve, të holla që vinin nga vendet e Gjirit".
Një aneks i shënimit, që mban datën 13 shtator 2001, tregon për aktivitete nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Osama Bin Ladenit.
Alain Chouet shpreh skepticizëm mbi vullnetin e autoriteteve të Riadit për të kapur Bin Ladenin para 11 shtatorit. "Heqja e nënshtetësisë saudite për të nuk ka qenë e vërtetë. Me aq sa di unë, askush nuk është përpjekur për ta kapur atë gjatë viteve 1998-2001". Një gjë e tillë shkruhet në shënimet e 2 tetorit 2001. "Ikja e princit Turki al-Fayccal, shef i shërbimeve sekrete saudite, ishte një përjashtim politik", që zbulon dhe të fshehtat e heqjes së tij spektakolare para 11 shtatorit. Autorët nënvizojnë "kufijtë e influencës saudite në Afganistan, pasi gjatë udhëtimeve të fundit në Kandahar të princit Turki ai nuk kishte mundur që të bindte autoritetet që ta ekstradonin Osama Bin Ladenin".
Po gjashtë vjet më pas? Në një raport të gjerë të DGSE-së që ne mundëm të konsultonim, titullohet "Arabia Saudite, një mbretëri në rrezik?" dhe mban datën 6 qershor 2005, agjentët francezë bëjnë një bilanc pozitiv të iniciativave të regjimit saudit kundër Al Kaedës. Dhe pse në disa paragrafë mund të nënkuptoje edhe dyshimin e vazhdueshëm, shërbimet sekrete franceze dyshojnë për mbështetësit e Luftës së Shenjtë, kryesisht të disa doktorëve sauditë.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje