Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

100 vjetori i pavarsise, Shakira, koncert në Tiranë?
Publikuar me 29 Shk 2012

100 vjetori i pavarsise, Shakira, koncert në Tiranë?

Pasi nuk arriti të sjellë në Shqipëri një emër të famshëm të muzikës botërore rreth dy vjet më parë, Qeveria shqiptare dëshiron ta bëjë këtë gjë gjatë këtij viti.Qeveria e Shqpërisë raportohe se ka nisur negociatat për ta sjellë në Shqipëri këngëtaren e njohur Shakira, në kuadër të festës së 100 vjetorit të Pavarësisë. Madje po tentohet që Shakira të këndojë në Tiranë një këngë dedikuar kësaj feste. E gjithë kjo do t’i kushtonte Komitetit Ndërministror, që merret me festimet që po planifikohen, deri në shtatë milionë dollarë. Gjithsesi ardhja mbetet ende në kuadrin e negociatave dhe një njoftim zyrtar nuk dihet kur do të dalë. Qeveria po tenton të jetë sa më shumë diskrete në planet për kremtimin e Pavarësisë, kurse premtohen shumë surpriza festive, shkruan NOA. Mësohet gjithashtu se Shakira nuk është e vetmja në “pjatën” e diskutimeve në këtë Komitet. Rihanna, Lady Gaga, Beonce, Adele, janë emrat e tjerë që po diskutohen në Komitetin Ndërministror. Por duket se preferencë e Komitetit dhe në veçanti Kryeministrit, është Shakira. Një ardhje e saj për të ndezur pishtarin e 100 viteve Pavarësi dhe ndoshta një këngë dedikuar Shqipërisë.


1152
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI