Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

100 vjetori i luftës së I botërore: 4 gjërat që duhet t'i dini
Publikuar me 27 Qer 2014

100 vjetori i luftës së I botërore: 4 gjërat që duhet t'i dini

Te gjithe duan te dine se cfare ndodhi ate dite me 28 qershor te vitit 1914 ne Sarajeve. Perse djaloshi 24 vjecare Gavrilo Princip, qelloi mbi Duken Françesk Ferdinand?
Ju sjellim disa fragmente nga ajo ngjarje e 100 viteve mepare qe do te çonte Evropen ne vetem pese jave, ne nje lufte me mbi 10 milion viktima.

Terrorizmi Serb
1) Cdo gje mund te mendojme rreth kesaj ngjarjeje por ajo qe eshte e sigurte se atentati u planifikua dhe ishte veper eskluzive e nacionalisteve serb. Te rinjt serbo-boshnjake ishin te bindur se me vrasjen e Dukes Françesk Ferdinand ata do te ndeshkonin Austro-Hungarine per pushtimet e territoreve qe u kishte bere gjate viteve te fundit. Ideja ishte qe te bashkonin edhe njehere te gjithe "vellezerit" (trojet) serbo-sllave nen nje serbi te madhe me apo pa deshiren e popullsive qe i perbenin keto territore. Po e njejta ide e cila pergjaku keto toka ne vitet 90' me luften ne ish-jugosllavi dhe mepas ne Kosove.

Dora e zeze, Apis
2) Asokohe, rrjeti i organizates terroriste te nacionalisteve serb ishte padyshim i mbeshtetur nga qeveria serbe dhe pjestare te ushtrise, njerez te mirepergatitur per akte te tilla.
Njihej si "Dora e Zeze", organizata e vrasesve te Sarajeves qe kishte per qellim eleminimin e zyrtareve Austriake dhe personave jo ekstremiste serb. Kjo organizate ishte e njohur ne Beograd dhe njekohesisht nga shtypi dhe sherbimet sekrete austriake. Madje ministri i luftes serb ishte nje mbrojtes i kesaj oragnizate. Ndonese nje person i moderuar, kryeministri serb Nikola Pasiç ishte ne dijeni mbi kryerjen e nje atentati ndaj Dukes.
Truri i organizimit te atentatit ishte Dragutin Dimitrijević, i njohur me nofken Apis, shef i sherbimit sekret ushtarak serb dhe nje person tejet ekstremist (1903 ishte nje nder vrasesit e mbretit Alessandro Obrenović dhe mbretereshes Draga).

Gavrilo Princip, te shtenat me pistolete
3) Arsyeja se pse Gavrilo Princip ishte vrasesi i ciftit Ferdinand dhe Sofia ka te beje me nje ser ngjarjesh rastesore qe cuan ate dhe jo bashkepuntoret e tij para drejtesise. Ishin shtate terroristet ate mengjes te 28 qershorit 1914, te gjithe te vendosur pergjate rruges Appel Quay ku kalonte lumi Milijacka, rruge ne te cilen do te kalonte kortezhi Argjidukes Ferdinad.

I pari qe duhej te vepronte ishte Muhamed Mehmedbašić: i cili nuk arriti te hedhe bomben e dores pasi u shtang nga nje paralize, ndoshta pendimi apo frike.
I dyti ishte Nedeljko Čabrinović: i cili i shkoi afer kortezhit por gaboi makine ne momentin qe hodhi bomben e dores duke plagosur oficerin e nje makine Erik Von Merizzi.

Ne kete moment Argjiduka vendosi te vazhdoje me vizitat e tij edhe pse atentati deshtoi duke modifikuar itinerarin e tij per te vizituar oficerin e plagosur.

Atentatori tjeter, Vaso Čubrilović, nuk arriti te qelloje sepse ne momentin e shenjestrimit Argjiduka ishte i mbuluar nga e shoqja Sofia. Ndersa Cvijetko Popović, nuk e hodhi bomben per shkak te frikes.

Dhe ja rradha e Gavrilo Princip. Pasi pa leshimin e bombes nga shoku i tij, Gavrilo u leshua drejt shokeve te tij pasi mendoi se komploti u krye me sukses. Por me te mberritur aty, ai pa se ishte arrestuar dhe se ilaci i gelltitur nga atentatori per te kryer vetevrasje nuk funksionoi. Ne ate moment ai mendoi te vrase shokun e tij ne menyre qe mos te tregoje por ndryshoi mendje dhe vendosi qe te ndiqte autokolonen e makinave te Dukes. Tashme makinat ishin nisur ishte vone per te kryer nje tjeter tentative. Gavrilo kaloi nga ana tjeter ne Franz Joseph, ku Duka do te kalonte per te dale nga qyteti.

Duka beri disa ndryshime te vogla ne itenerarin e tij duke vizituar oficerin Von Merizzi ne spital dhe mepas te dilte nga qyteti duka kaluar nga lagja Franz Joseph ku ishte pozicionuar Gavrilo.

Teorikisht, komploti i Dores se Zeze kishte deshtuar.

Per fatin e tyre te keq, asnje nga makinat nuk ishte informuar mbi rrugen e qe duheshin te ndjeknin. Cuditerisht makina e Dukes Francesk Ferdinand, u ndal nga nje thirrje e guvernatorit te Bosnjes Oskar Potiorek, njekohesisht shef i sigurise mbi viziten. Makina e mbretit kishte gabuar rruge. Me makinen ndalur, Princip do te shenonte nje nga momentet me tragjike te shekullit te kaluar. Ai u hodh mbi makinen mbreterore duke tentuar te hedhe bomben e dores por qe u bllokua nga rripi i brezit e mepas hoqi pistoleten duke qelluar dy here; nje here mbi Dukeshen Sofia e cila u godit ne gjoks dhe mepas mbi Duken duke e qelluar ne qafe.

Françesku Ferdinand duke pare te shoqen e gjakosur ai do te thoshte fjalet e fundit qe do te benin xhiron e gazetave te botes: "Sofia, Sofia, mos vdis, jeto per femijet tane". Sa po ishte bere ora 11 dhe Duka Francesk Ferdinand dha shpirt.

Data e gabuar
4) Ishte dita e gabuar per te kryer nje vizite ne ate zone, jo vetem per faktin e frikes nga ultranacionalistet serb por edhe sepse data 28 qershor per serbet ishte nje plage ne zemer pasi shenonte triumfimin e perandorise turke (viti 1389) mbi mbreterine serbe te ballkanit, lufte e cila ishte bere ne Kosove ne Fushen e Mëllenjave. Ajo date per serbet ishte poshteruese ndaj duhej ndaluar me cdo kusht. Ne fakt, Ferdinandi kishte ne mend qe te ndryshonte disa kritere ne mbreterine austriake duke i dhene me shume pushtet popullsive sllave jo-serbe per te ndaluar ose shtypur nacionalistet.

Data 28 qershor ishte gjithashtu dhe 14-vjetori i marteses mes Francesk Ferdinad dhe Sofise qe kishin ndermend te kalonin ndonje dite pushimesh ne Ilidze, afer Sarajeves.


KUSH ISHTE GAVRILO PRINCIP (1894-1918)
Nje i ri Bosniak i cili lindi ne vitin 1894 gjate kohes kur Austro-Hungaria po aneksonte Bonje-Hercegovinen nen mbreterine e saj. I lindur ne nje familje shume te varfer, Gavrilo, ishte nje nder tre vellezerit e mbijetuar nga gjate femijet e tjere. U shkollua ne Sarajeve duke u bere nje student inteligjent por me nje sjellje paksa rrugaçerore. Pas perjashtimit nga Sarajeva ai i transferua ne Beograd per te mbyllur studimet por ai tentoi te futej ne ushtrine serbe dhe ne organizaten Dora e Zeze por nuk u pranua per shkak te gjatesise se tij te vogel dhe shendetit te lig.
I bindur per te bere dicka te madhe per clirimin e Bosnjes, ai mesoi perdorimin e bombave dhe te armeve deri ne momentin kur arriti te kryeje atentatin ndaj ciftit mbreteror.
Pas atentatit ai tentoi te vetevritet me helm cianur e mepas me pistolete por qe deshtoi. I kapur nga turma ai u arrestua dhe u gjykua ne Sarajeve por pa u denuar me vdekje per shkak te moshes se re. Ai kaloi vitet e burgimit ne Austri deri sa vdiq nga tuberkulozi ne vitin 1918.


1394
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI