Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

10 përqind e prostitutave në itali janë shqiptare. Apo mbi 12 mijë
Publikuar me 23 Mar 2014

10 përqind e prostitutave në itali janë shqiptare. Apo mbi 12 mijë

Shifra alarmante vine nga vendi fqinj italia e cila ka publikuar statistikat e fundit nga nje plage qe vazhdon te mundoje shoqerine shqiptare. Jane rreth 120 mije prostituta ne gjithe italine te cilat zgjedhin e te prostituohen ne rruge apo banesa (shtepi, hotele, night club etj.) ku 10,5% prej tyre jane shqiptare ose e perkthyer ne shifra 12 600 femra.

Shumica prej tyre jane mashtruar nga trafikantet duke u premtuar pune apo martese por qe mepas jane perdhunuar dhe i kane detyruar me force te dalin rrugeve apo klubeve te nates. Gjate viteve 90' trafikantet e skafeve ishin te lidhur me organiztatat kriminale qe operonin ne itali duke i rrembyer ato me force apo duke i mashtruar. Sot, fale liberalizimit te vizave, metoda kryesore e rekrutimit te vajzave shqiptare duket te jete mashtrimi qe behet edhe me i lehte duke perfituar nga kushtet e veshtira ekonomike te familjeve.

Pervec te rriturave, sipas statistikave, ka edhe vajza nen moshe qe detyrohen nga tutoret te prostituojne ndoshta sepse jane me thjeshte per ti mashtruar ato.
Kjo plage sociale qe vazhdon ende, i detyrohet edhe politikes shqiptare e cila ne keto 22 vite demokraci nuk ka pasur nje plan veprimi per parandalimin e kesaj drame. Jane te paket personat qe jane vene ne pranga dhe shumica e tyre del nga burgu pas pak viteve fale korrupsionit ne te gjitha nivelet e drejtesise.


Te dhenat e statistikes

120.000 — numeri total i prostituave, viktima te shfrytezuesve gjate vitit 2013

- 37% jane minorene kur mberrijne ne itali,
- 65% protituohen ne rruge
- 35% prostituohen ne banesa (hotele, shtepi, night club etj.)

KOMBESIA
- Nigeria 36%
- Romania 22 %
- Shqiperia 10,5%
- Bullgaria 9%
- Moldavia 7%
- Ukrahina 6%
- Kina 5%
- te tjera vende nga lindja 4,5%

MOSHA
- 37% nga 13 deri 17 vjec
- 52% nga 18 deri 30 vjec
- 11% mbi 30 vjec

LLOJET E DHUNES SE USHTRUAR

- 56% dhune seksuale
- 32% dhune fizike
- 12% dhune psikologjike

KLIENTET

GJENDJA CIVILE
- 23% beqar
- 77 % te martuar

FREKUENCA
- 15% cdo jave
- 75% cdo dy jave
- 10% cdo muaj

PRESTACIONET
- 30% raporte te mbrojtur
- 70% raporte te pambrojtura

KERKESAT
- 73% maredhenie seksuale
- 21% bisedim
- 6% ushtrues dhune

SHTESAT SHOQERORE TE FREKUENTUESVE
- 56% mesme-larte
- 21% larte
- 13% mesme-ulet
- 10% ulet

MOSHA E KLIENTEVE
- 43% 40-55 vjec
- 21 % 25-39 vjec
- 17 % 56 e më lart
- 14 % 18-24 vjec
- 5% minorene


1375
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI