Llogaria ime
Veriu Portal
ahmet zogu dhe skenderbeu

dua nje krahasim te skenderbeut me mbretin zog ju lutem ?


Përgjigjet (1)

Përgjigjur: Premte, 01 Nëntor 2013  
Pershendetje Izmir!
Te besh nje krahasim profesional mes dy prej figurave me te ndritura te Kombit Shqiptar nuk eshte edhe aq e lehte. Per kete, nevoitet pune shkencore e mirfillte. Megjithate me aq njohurit qe kemi po mundohemi t'u vime ne ndihme.

1.
Gjergj Kastrioti dhe Ahmet Bej Zogolli jane dy prej udheheqesve me te shquar te popullit shqiptar ne periulla te ndryshme, por kyce per fatet e kombit.

2.
Vine te dy nga Veriu i Shqiperise. Skenderbeu nga Qillma e Dibres, Zogu nga Burgajeti i Matit.

3.
Rrjedhin te dy nga familje bejlerësh e pronarë tokash, me autoritet feudal mbi krahinat e tyre.

4.
Mbaruan te dy Akademi Ushtarake ne Tturqi. Skenderbeu mbaroi shkollen e Icogllaneve (Jenicerve)ne Stamboll, ndersa Zogu mbaroi ne Lycée Impérial de Galatasaray.
Ndryshimi eshte se Skenderbeu perfundoi si peng ne Staboll kurse Zogu u dergua atje me shpenzimet e familjes se ti per tu edukuar ne karriere ushtarake.

5.
Te dy udheheqesit kane luftuar kunder pushtuesve. Zogu kunder: Turqve, Serbeve, Malazezeve. Skenderbeu kunder: Turqve dhe venedikasve.

6.
Te dy udheheqesit shquhen si diplomat te afte, qe diten te manovrojne ne situata te veshtira brenda dhe jashte vendit. Skenderbeu mblodhi princat ne Lidhjen e Lezhes, mbajti aleance me napolin, raguzen e hera heres me venedikun dhe Papatin. Zogu perdori Serbine per qellimet e veta pastaj u lidh me Italianet. Ne politiken e brendeshme nenshtroi krahinat e pabindura si: Mirdita, Tropoja e bajram Currit, shtypi kryengritjen e fierit.

7.
Skenderbeu lindi si Orthodoks, jetoi si Mysliman e vdiq si Katolik. Zogu lindi e jetoi si Mysliman, por beri shume per crrenjosjen e ideve orientale nga shqiperia. Kurore vuri tek Papa dhe djali i tij u quajt Leke. Ne nder te Leke Dukagjinit.

Zkenderbeu vdiq ne shtrat ne vendin e tij. Zogu vdiq ne egzil ne France pasi qe detyruar te largohej me pare nga vendi si rrjedhoj e pushtimit italian
Të Ngjashme
nje pyetje per kryetarin e kaqanikit
ne shkollen 7 shtatorin ne begrac jan tee pensuar vetem militant e PDk-s drejtori i PDK-s Korilat e PDK-s Dhe Disa Arsimtar Jan Te Punsuarr Gjat kohes tee qaper shakot gjat fushates drejtori nuk rr... (0) Përgjigje
PER MIKPRITJEN E PUSHUESEVE KOSOVARE
DONI APO NUK DONI TE JA VARNI VESHIN GJENDJES FAKTIKE NEPER PLAZHET TUAJA ESHTE KREJT DIQKA TJETER,POR NJE GJE DUAM TE JU A BEJME ME DIJE.NESE SHKOJME ME SHENDRRU EURO NE LEK KEMI SHUM MASHTRIME B... (1) Përgjigje
hiqja e vizave
edhe sa koh mund te hiqen vizat ne kosov (1) Përgjigje