Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Vegjetarianet jetojne me gjate se mishngrenesit
Publikuar me 16 Tet 2012

Vegjetarianet jetojne me gjate se mishngrenesit

Ky është përfundimi në të cilin, ka arritur një studim i fundit, i kryer nga Universiteti i Kalifornisë, i cili ka shqyrtuar zakonet e të ngrënit gjatë jetës. Si edhe ndryshimin që ekziston mes atyre që kanë për bazë të dietës ushqime bimore, me ata që hanë ushqime shtazore.



Sipas tij, ushqimi i bazuar në dietat vegjetariane (fruta, perime, arra, bishtajore) mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes gjatë jetës të sëmundjeve të tilla si ato kanceroze apo kardio-vaskulare.



Gjithsesi, studimi në fjalë, përmend dhe faktin tjetër, se dieta vegjetariane përmban edhe rreziqe.



Kjo pasi, në përgjithësi, vegjetarianët, të cilët nuk përdorin as qumësht apo vezë, peshojnë mesatarisht 30 kilogramë më pak se mishngrënësit, dhe kanë kësisoj, rezistencë më të ulët në përballimin e sëmundjeve që mund t’ju shfaqen gjatë jetës.



Por nga ana tjetër, ekspertët e këtij studimi, kanë nxjerrë edhe një përfundim tjetër interesant, mbi dietën vegjetariane.



Sipas tyre, të mbash një dietë të tillë, dekurajon në fakt përdorimin e duhanit, alkoolit dhe drogave gjatë jetës.


1061
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI