Lifestyle
|
|
Dashuria të verbon, ose ndoshta është thjesht një provokim marketingu i shkrimtares 18 vjecare italiane Silvia Valerio e cila në një libër të saj ka hedhur në rreshta dëshirën për të takuar presidentin iranian Ahmadinexhad dhe për t’i falur atij virgjërinë e saj.
Për Valerion Ahmadinexhad është i vetmi mashkull mbi tokë, larg tipave sipërfaqësorë të meshkujve modernë.
“Një heretik i kohëve moderne. Mohon holokaustin, mendon për përdorimin e energjisë bërthamore, hesht opozitën, kërcënon Amerikën. Një burrë i vërtetë edhe pse nuk u lëjon femrave të ndjejnë flladin e erës nëpër flokët e tyre”, shkruan 18 vjecarja në librin e saj “C’era una volta un presidente” (Na ishte njëherë një president).
“Nuk është as i majtë as i djathtë”, vazhdon më tëj shkrimtarja. “Më duket si i vetmi që sillet në një mënyrë që shkon përtej politikave të mërzitshme të ekuilibrit. Në një arenë cirku ai është një hedhës thikash, ndërsa të tjerët s’mbeten vecse palaço”, shkruan Silvia Valerio
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje