Lifestyle
|
|
Metodat aktuale per te njohur gjinine e femijes qe akoma pa lindur kerkojne rreth 3 muaj pas ngjizjes. Shpesh ndodh qe ekografia nuk arrin te dalloje gjinine edhe pse kane kaluar 3 muaj ose 4. Kjo sepse femija ndodhet ne pozicione te ndryshme ku aparati ekografik nuk e shfaq qarte.
Por nje kerkim i universitetit KwanDong ne Seul ka arritur te gjeje nje rruge krejt te shkurter per te gjetur gjinine e femijes vetem pak jave nga ngjizja. Kerkimi konsiston ne marrjen e nje kampioni gjaku nga nena qe eshte shtatezane dhe kryerjen e testit.
Sipas kerkuesve, ne placenten e nenes ku eshte e pranishme ADN-ja e fetusit ndodhet nje kombinim mes dy enzimave (DYS14/GAPDH) qe eshte celesi i per gjetjen e gjinise.
Ky test eshte kryer ne 203 femra shtatzana dhe per te gjitha ka dale me sukses. Kjo gjetje mund te ndihmoje ciftet e reja qe jane mbartes te semundjeve seksuale sic eshte emofilia.
Por ky zbulim mund te jete shqetesues per disa popullsi qe shpesh here jane bere pjese e polemikave se abortit kur ato e dine se femijen e kane femer. Nje shqetesim i tille eshte bere edhe ne shqiperi ku sipas disa kerkimeve eshte bere e ditur se shume nena kane abortuar kur ato e kane marre vesh se femija e tyre eshte e gjinise vajze. Kjo per shkak se ne trevat shqiptare miti i mashkullit eshte ende nje tabu qe shkakton vdekje te fetuseve femra. Aq me teper se keto aborte kryhen kur fetuset jane te formuar pothuajse komplet (pas 3 ose 4 muajve shtatzani).
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje