Lifestyle
|
|
Sipas shkencëtarëve amerikanë, personat që flenë mesatarisht vetëm 5 orë gjatë natës fitojnë rreth 1 kilogram më shumë në javë se personat që bëjnë një gjumë normal (6-8 orë), pasi të gjatë ndenjes zgjuar digjen më shumë energji dhje njerëzit janë më të predispozuar të konsumojnë më shumë ushqim.
Shkencëtarët e Universitetit të Kolorados ekzaminuan ndryshimet hormonale dhe në peshë tek 16 persona të cilët për dy javë me radhë u lejuan të flenë vetëm 5 orë gjumë në natë.
Studiuesit vëzhguan gjithashtu edhe reagimin e personave me një regjim normal të gjumit, të cilët flinin nga 8-9 orë në natë.
Ajo që u vu re ishte se te personat që kishin një regjim normal gjumi, konsumi i yndyrnave dhe kalorive ishte më i vogël se tek të pagjumët.
“Kërkimet tona sugjerojnë se konsumimi i ushqimit gjatë mungesës së gjumit është një përshtatje fiziologjike në mënyrë që trupi të sigurojë energjinë e nevojshme për të ndenjur zgjuar, por kur ushqimi është lehtësisht i arritshëm, sasia e konsumuar e tejkalon atë të nevojshme”, shprehen studiuesit.
Profesori Ken Wright, i Universitetit të Kolorados, deklaroi: “Nëse një njeri do të flejë më shumë gjumë, nuk do të hajë ushqimet plot me kalori që konsumohen për të shtyrë kohën”.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje