Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Studimi, të flasësh me veten, të bën mirë!
Publikuar me 19 Pri 2012

Studimi, të flasësh me veten, të bën mirë!

UASHINGTON- Të folurit me veten shihet shpesh si faza e parë e shenjave të çmendurisë, por studime të reja tregojnë se në fakt, një praktikë e tillë mund t'ju bëjë mirë në jetën e përditshme.

Një studim i Universitetit të Pensilvanisë arriti në përfundimin se të folurit me veten ndihmon dukshëm në rritjen e përqendrimit dhe përmirëson kujtesën. Për shembull, nëse dikush nuk është në gjendje që të gjejë çelësat, duke përsëritur me vete ''çelësat, çelësat, çelësat'', ka shumë gjasa që të kujtohet ku i ka vendosur. Studimi tregoi se nëpërmjet shqiptimit të fjalëve, truri është në gjendje të fokusohet më shpejt drejt arritjes së objektivit të kërkuar.

Për të provuar këtë aftësi, studiuesit bënë një eksperiment me grupe prej dhjetëra personash, të cilëve iu kërkua që të gjenin diçka të rrallë, si gjalpi i kikirikut, në një supermarket të panjohur për ta.

Të ndarë në grupe, vullnetarët duhet të kërkonin në tre mënyrë, disa duke mërmëritur vazhdimisht ''gjalp kikirikësh'' në mendjen e tyre, të tjerë duke marrë udhëzime se ku ndodhej gjalpi dhe grupi i tretë, pa asnjë udhëzim, por me kushtin që të kërkonin normalisht, pa folur me vete.

Rezultatet ishin të qarta dhe pothuajse në çdo rast, njerëzit që flisnin me vete arrinin të përmbushnin detyrën e gjetjes së gjalpit të kikirikut më shpejt se të gjithë të tjerët.
(ma.ar/mia/BalkanWeb)


835
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI