Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Studimi, selfie-t mund të sjellin shqetësime psikologjike tek meshkujt
Publikuar me 10 Jan 2015

Studimi, selfie-t mund të sjellin shqetësime psikologjike tek meshkujt

Narçistë, egoistë dhe antisocialë. Meshkujt e obsesionuar nga të bërit foto vetvetes, ku çdo justifikim është një mundësi për të bërë Selfie dhe ta publikojë atë në rrjetet sociale, mund të paraqesë tipare psikopatie që lidhen me agresivitetin që mund të çojë në depresion dhe probleme me ushqimin. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga hulumtuesit në Ohio State University dhe botuar në Journal Personality and Individual Differences.

Hulumtimi ka përfshirë 800 burra mes 18 dhe 40 vjeç, të cilët janë pyetur që të plotësonin një pyetësor online. Subjektet u pyetën se sa shpesh publikonin fotot e tyre në Facebook apo Instagram dhe sa shpesh redaktonin imazhet para publikimit të tyre. Mania për bashkëndarjen Selfie-ve online, sipas autorëve të hulumtimit, fsheh mungesën e ndjeshmërisë lidhur me sjelljen impulsive dhe narcizmin.

Studimi tregon se publikimi i vazhdushëm i Selfie, është dukuri shqetësuese, veçanërisht mes fëmijëve, është një burim i çrregullimesh të lidhura me psikologjinë. Kush është i fiksuar ka një problem kompulsiv që duhet të merret absolutisht nën përkujdesje. Selfie-mania gjithashtu prodhon zbrazëti të madhe të brendshme për shkak se ajo është e bazuar në pamjen e jashtme, dhe mund të çojë në çrregullime mendore të tilla si anoreksia dhe mungesa e kontrollit të vetvetes.


1002
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI