Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Studimi, femrave u bie dëshira seksuale pas martesës, po meshkujt?
Publikuar me 03 Pri 2012

Studimi, femrave u bie dëshira seksuale pas martesës, po meshkujt?

Një studim i kohëve të fundit në Londër ka provuar një fakt që shumë persona ishin në dijeni por shpresonin të ishte vetëm një “thashethem”: në një lidhje të gjatë femra humb dëshirën seksuale ndërsa mashkullit diçka e tillë nuk i ndodh aspak.

Zbulimi, i cili mund t'u vijë në ndihmë shumë çifteve duke i bërë më realistë në jetën e tyre seksuale, është një rezultat i një studimi të drejtuar nga dy hulumtues të Universitetit të Ontario.

Studiuesit, Sarah Murray dhe Robin Milhausen, të Universitetit të Guelph, Kanada, kanë intervistuar 170 femra diplomate dhe meshkuj të çdo moshe të cilët ishin të përfshirë në një lidhje nga 1 deri në 9 muaj. Ata kanë pohuar nivelet e tyre të kënaqësisë seksuale dhe dëshirës që kishin.

Pjesëmarrësit përgjithësisht janë shprehur të kënaqur me jetën e tyre seksuale, por femrat kanë shfaqur një dëshirë disi më të ulët gjatë një lidhje të gjatë.

“Specifikisht, për çdo një muaj më shumë në lidhje, dëshira seksuale e femrave reduktohej me 0.2%”, - lexohet në një shënim të dy hulumtuesve.

Megjithatë ka studiues të shumtë dhe hulumtime të tjera që pohojnë se rënia e dëshirës seksuale ndodh në të dyja palët si tek femrat ashtu dhe tek meshkujt me kalimin e kohës.

r.b/NOA


846
  
1

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI

rama

Në kushte normale aftesia seksuale asnjeher nuk bie as te mashkulli as te femra, sistemi nervor i njeriut normalisht nese funksioon kjo aftesi vetem rritet nese marredheniet seksuale jane te rregullta dhe pa nderprerje

Mërkurrë, 28 Janarë 2015 15:01