Lifestyle
|
|
Te vraponi edhe vetem pese minuta ne dite mund t'ju zgjase jeten.
Ne kete perfundim ka arritur Journal of American College of Cardiology (Revista e Kolegjit amerikan per Kardiologjine) duke e bazuar studimin ne mijera persona qe jane futur ne nje databaze gjate 15 viteve te fundit. Personat qe jane paraqitur per te kryer nje 'Checkup' (Kontroll i pergjithshem) u eshte kerkuar te plotesojne nje formulare ku nder te tjera kerkohej se sa aktivitet fizik benin ne dite.
Ne kete baze te dhenash jane zgjedhur 55. 137 persona duke perfshire femra e meshkuj mes moshes 18 dhe 100 vjec. Mes tyre, 24 perqind ka deklaruar se vrapon pothuajse cdo dite duke perfshire edhe distanca te shkurta.
Gjate studimit te regjistrit ne 15 vitet e fundit jane pare se 3.500 persona kane vdekur kryesisht nga semundjet e zemres. Por tek personat qe kishin deklaruar se vraponin, numeri i te vdekurve nga semundjet e zemres shkonte ne renie progresive.
Per personat qe vraponin, ulej me 30 perqind mundesia e vdekjes se parakohshme dhe me 45 perqind qe keta te vdisnin nga semundjet e zemres. Nje efekt i ngjashem ndodh edhe tek personat qe pine duhan.
Studiuesit e ketij kerkimi thone se personat qe vraponin ka arritur te zgjesin jeten deri ne tre vjet. Por gjeja më fantastike eshte se mund te ndihmonin organizmin tuaj duke vrapuar qofte edhe 5 minuta ne dite.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje