Lifestyle
|
|
Në shekullin që jetojmë, rastet klasike të ekspozimit të tradhtisë, si një takim i padëshiruar në rrugë apo më keq, në dhomën e gjumit, po shndërrohen gjithmonë e më shumë në “fanta-shkencë”.
Epoka aktuale është ajo në të cilën tradhtia zbulohet në celularin e partnerit apo në llogaritë e rrjeteve shoqërore.
Kështu tregoi një anketë e publikuar në “Daily Mail”, me pothuajse gjysmën e njerëzve që dëshmuan se një tradhti e realizuar apo pësuar është ekspozuar pas kontrollit të celularit nga partneri.
Megjithatë, ajo që mbetet e pandryshuar është fakti se në 98% të rasteve tradhtia ekspozohet dhe në vetëm 2%, pendesa çon në kërkesë falje dhe rrëfim nga partneri që mban lidhjen paralele.
Këto janë mënyrat më të shpeshta të zbulimit të tradhëtive
1. Mesazhe të gjetura në celular - 41% i rasteve
2. Nëpërmjet rrjeteve shoqërore - 23%
3. Nëpërmjet kontrollit të folderave dhe të dhënave të tjera në kompjuterin personal - 13%
4. Të kapur në flagrancë - 11%
5. Një shok/shoqe të thotë të vërtetën - 5%
6. Një anëtar i familjes ekspozon tradhtinë - 3%
7. Tradhëtari pranon lidhjen e tij spontanisht - 2%
8. Një mënyrë tjetër - 2%
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje