Lifestyle
|
|
Edhe pse sot nje pjese e mire e tumoreve mund te kurohen, kjo semundjen ende vazhdon te shkaktoje vdekje per shkaqe te ndryshme. Nje pjese e mire e personave qe nuk arrijne t'i mbijetojne kesaj semundje eshte per diagnostikim te vonuar te semundjes e cila tashme ndodhet ne nje faze te avancuar.
Kura e kemioterapise eshte nje nga metodat qe mjekesia ka arritur t'i veje ne dispozicion pacienteve per ta kuruar ate. Por, më mirë është të parandalosh se sa të kurosh.
Per te parandaluar nje pjese te mire te tumoreve, shume dietologe po keshillojne dieta me baze 100% vegjetale, pra, me prejardhje te frutave dhe perimeve. Per kete, ka shume deshmi te cilat thone se pas ndryshimit nga ushqimi i perditshem i mbushur me mish, yndyrna dhe konservante në ate me baze vegjetale semundja e tyre eshte zvogeluar apo zhdukur perfundimisht.
SI TE PERBALLOJME SEMUNDJEN
Ajo qe i bashkon te gjitha format e tumoreve eshte humbja ne peshe e pacineteve dhe humbja e oreksit. Kjo evidenton dy faktore kryesore:
1. Rritja e metabolizmit baze per shkak te aktivitetit te qelizave tumorale qe sjell renien ne peshe ne raport me kalorite.
2. Ulje te oreksit personi i semure eshte shume i dobet fizikisht duke u shoqeruar me keputje, depresion, marrje mendesh, te vjella.
Ndaj duhet luftojme me te gjitha forcat qe te ndjekim nje diete te balacuar ne menyre qe:
Rekuperojme forcat
Perballojme terapite
Permiresojme efektin e barnave
Luftojme infeksionet
Forcojme sistemin imunitare
EFEKTET ANESORE
Barnat me gjithe deshiren e mire qe te sherojne nga semundja, ato sjellin shume efekte anesore dhe me problematike eshte përzierja. Ne fakt, 70% e pacienteve kane perzierje gjate kurave. Por nje studim i kryer ne 2011 ne 500 paciente, tregoi se perdorimi i xhenxhefilit ul me 40% simptomat e perzierjes. Por ka shume metoda te tjera qe mund te luftojme perzierjen me ane te nje diete te shendetshme.
SI TE LUFTOJME RRITJEN APO SHFAQJEN E TUMOREVE
Eshte treguar tashme shkencerisht se nje ushqyerje me ane te dritherave, bishtajoreve, frutave, dhe perimeve. Dhe nje ulje apo eleminim te pijeve me konservues, misherave me hormone dhe konservues na ndihmon te mbrohemi nga shfaqja e tumoreve apo nga rishfaqja e tyre.
KONKRETISHT...
1. Te kemi nje trup brenda parametrave BMI (Body Mass Index) ose e thene ndryshe "pesha" pjestuar per "gjatesine" ne metra e ngritur ne kuadrat. Psh nje person 70kg i gjate 1,74 m ka nje BMI: 70kg / (1,74 x 1,74) = 23,1 sipas OBSH nje peson i tille duhet te luhatet mes 18,5 dhe 24,9.
2. Ushtrimi i aktivitetit fizik eshte nje nga burimet kryesore per nje trup te shendetshem.
3. Kufizimi i ushqimeve me densitet te larte kalorik dhe ndalimi i pijeve me shume sheqer (te embla).
4. Te ushqehemi me se shumti me ushqime me baze vegjetale me drithera jo industrialisht te rafinuar, bishtajore ne cdo vakt dhe nje larmi te madhe te perimeve jo acidifikuese dhe ne fund shume fruta.
5. Duhet te konsumojme shume pak mish dhe ne rast se duam ta bejme, duhet te perdorim mish 100% bio dhe jo te konservuar.
6. Te kufizojme pijet alkoolike apo ti eleminojme ato. Ne rast se duam ta bejme duhet te konsumojme jo me shume se 120 ml ne dite.
7. Kufizojme konsumin e kripes ne ushqime (jo me shume se 5 gr ne dite) apo ushqimeve qe konservohen me kripe. Kujdes nga ushqimet e mykosura.
8. Te krijojme nje larmi te madhe ushqimore rreptesisht biologjike pa pranine e hormoneve, kornservuesve etj. Kujdes, nuk duhet te marrim ushqime shtese per rritjen e vitaminave dhe mineraleve, kjo ndikon negativisht ne parandalimin e semundjeve tumorale.
9. Te ushqejme bebet me ane te gjirit minimalisht deri ne muajin e gjashte.
10. Keshillat e mesiperme jane te vlefshme si per ata qe jane te prekur nga tumoret ashtu per parandalimin e shfaqjes se tyre.
Para se te duam te konsumojme dicka te re nevojitet te konsultojme mjekun. Duhet, pershembull, te bejme kujdes me bimet ginseng, gingko biloba e aloe ku duhet te konsultojme mjekun para konsumit.
TUMORI I GJIRIT, ESHTE RAST I VECANTE
Ndryshe nga tumoret e tjere, ai i gjirit ka nje efekt te kundet. Ne fakt pacientet qe vuajne nga ky lloj tumori kane tendence qe te shendoshen duke rritur masen trupore. Shendoshja ndikon negativisht ne hormonet e trupit duke prekur insulinen dhe metabolizimin.
Per kete, mjeket jane duke studiuar dieta te vecanta nese mund te arrihet ne te njejtin rezultat si tek tumoret e tjere. Momentalisht nuk ka nje udhezim ushqimore por nje diete e kujdesshme si ne keshillat e mesiperme mund te ndikoje pozitivisht.
TUMORET dhe SHKAKTARET
Shpesh, piresit e duhanit ngushellohen me faktin se dikush ka jetuar 100 vjeç ndonese ka pire duhan gjithe jeten, por nuk duhet te harrojme se ky eshte nje rast ne 1/100 mije. Por cilat jane ushqimet qe favorizojne tumoret:
Tumoret e Ezofagut: Abuzimi me verën, birrën e mbi te gjitha pijet tike alkoolike. Mungesa e vitamines C, hekurit, zinkut, Nitritet.
Tumoret e stomakut: Nitritet dhe nitratet qe gjinden ne ambalazhet e ushqimeve si salsice, sallamit etj. Ushqimet e thara, te tymosura etj.
Tumoret prostates dhe zorres se trashe: Teprimi me proteinat e mishit, vajrat vegjetale (sidomos ato tropikale), yndyrnat ose hidrogjenatet, elementet shtese te kalciumit apo mungesa e fibrave ne dieta.
Tumoret e mëlçisë: Abuzimi me alkoolin dhe konsumimi i ushqimeve te ndotur.
Tumoret ne pankreas: Teprimi me alkoolin
TUMORET QE LUFTOHEN ME ANE TE DIETES MESIPERME
Me dieten e fruta-perimeve dhe dritherave mund te parandalojme tumore si: zorres se trashe, gjirit, pankreasit, melcise, prostates, stomakut, mitres.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje