Lifestyle
|
|
UASHINGTON- Shkencëtarët amerikan besojne se kanë shpikur vaksinën kundër shëndetit, e cila shfrytëzon sistemin e imunitetit për të parandaluar shëndoshjen
Vaksina revolucionare gjatë testimit u është dhënë minjve dhe pas katër ditëve, tek minjtë është vënë re humbja e peshës trupore për 10 për qind.
Kafshët gjatë kësaj kohe janë ushqyer me ushqim të yndyrshëm dhe kalorik. Nëse ky injeksion është i suksesshëm në njerëz; kjo do të thotë që do të mundësojë konsumimin e ushqimit të shijshëm dhe me shumë kalori pa frikë nga trashja, shkruan "Daily Mail".
Megjithatë, ekspertët theksojnë që nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimi i shëndetshëm, sepse ushqimi tepër i yndyrshëm lë pasoja të tjera të dëmshme për shëndetin. Hulumtimi më i ri është ende në fazën testuese, ndërsa injeksioni mund të gjendet në treg vetëm pas shtatë vjetësh.
Autori kryesor i studimit, Keith Haffer nga kompania amerikane Braasch Biotech ka thënë që ky studim tregon që trashja ka mundësi të shërohet me vaksinë.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje