Lifestyle
|
|
Shkencëtarët thonë se kanë arritur të krijojnë një kokërr që arrin të frenojë thinjat e flokëve. Ekspertët nga firma e bukurisë “L’Oreal” thonë se ngjyra e flokëve falë këtij ilaçi do të mund të mbahet e njëjtë përgjithmonë. Ata premtojnë se ilaçi nuk do të jetë i kushtueshëm dhe do të jetë totalisht natyral pasi përdor ekstrakte frutash. Bruno Bernard, kreu i gjigandit të kosmetikës thotë se “njerëzit do duhet ta përdorin këtë ilaç përpara se të flokët të nisin të thinjen”. L’Oreal që ka një dekadë që po përpiqet të krijojë këtë kapsulë e cila nuk do jetë e gatshme për tregun deri në vitin 2015. Do të duhen edhe 10 vite të tjera derisa të provohet se ajo funksionon normalisht. Kokrra përmban ekstrakte frutash që kanë një kimikat të quajtur TRP-2.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje