Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Shkaqet e dëshirës së ulët për seks
Publikuar me 30 Dhj 2006

Shkaqet e dëshirës së ulët për seks

Dëshira e ulët për seks është një vështirësi e përhapur seksuale. Edhe pse mund të shfaqet si tek femrat edhe tek meshkujt, realisht rezulton të jetë shumë më e përhapur tek femrat. Të kesh dëshirë të ulët seksuale, do të thotë që individi humb interesin për seksin edhe nëse ata eksitohen apo arrijnë në orgazëm kur kryejnë marrëdhënie seksuale. Dëshira e ulët për seks mund ketë kufij minimalë dhe deri në ekstrem. Në kufijtë minimalë individët në periudha të caktuara nuk mendojnë apo nuk duan seks, të tjerë nuk “kanë uri” për seks, por e shijojnë kur ndodh. Në rastet ekstreme njerëzit e dëshirojnë shumë seksin dhe qëndrojnë në ankth nëse u paraqitet një rast për “t’u ngjitur” në qiellin e shtatë. Por ka edhe raste të tilla kur një njeri nuk paraqet asnjë interes për masturbimin, fantazitë seksuale apo aspekte të tjera seksuale që kanë të bëjnë me këtë marrëdhënie.
Nuk ka rëndësi se cili është niveli i dëshirës së ulët për seks, ai shndërrohet në një problem kur një çift e sheh atë si një aspekt negativ të lidhjes. Për disa çifte fakti që njëri prej partnerëve nuk tregon interes për seksin nuk ka shumë rëndësi, ndërsa çifte të tjera e konsiderojnë atë si një problem shumë serioz. Në shkaqet e një dëshire të ulët seksuale mund të përmenden:
Mosha
Ndryshimet në trupin e individit me kalimin e viteve mund të ndikojnë dëshirën në seksuale.
Menopauza: Tek femrat ndryshimet e moshës vijnë me fillimin e menopauzës, pra ndërprerjes së ovulacionit. Ndryshimet përfshijnë nivel të ulët të estrogjenit (hormoni femëror seksual), nivel të ulët të testosteronit (hormon i cili besohet se është përgjegjës për eksitimin seksual të femrës) etj.
Pamjaftueshmëri hormonale: Ulja e sasisë së testosteronit në trup, të lidhura më dëshirën seksuale të femrës dhe mashkullit.
Gjinia: Edhe pse dëshira e ulët seksuale është një eksperiencë e të dyja gjinive, femrat janë më të ndikuara.
Depresioni
Njerëzit të cilët vuajnë nga depresion kanë një rënie të gjendjes shpirtërore, e cila priret të ulë aktivitetin e tyre seksual.
Ankthi dhe stresi
Nëse individi vuan nga një prej këtyre gjendjeve mund të ketë ulje të dëshirës seksuale të përkohshme apo për një periudhë të gjatë, varet nga sasia e ankthit dhe stresit që ai/ajo ka.
Varësia mjekësore ose psikoaktive e ilaçeve.
Disa mjekime, sidomos ilaçet psikoaktive (që përdoren për të kuruar depresionin), mund të ndikojnë dëshirën e tyre seksuale.
Zakoni i të pasurit të njëjtin partner. Kur një njeri me një partner të vetëm dhe mënyrën e tij të sjelljes, interesi seksual bie.
Probleme në lidhjen tuaj
Shqetësimet që janë pjesë e marrëdhënies tuaj ndikojnë shumë edhe në dëshirën tuaj për seks. Kjo është e vërtetë sidomos për femrat të cilat nëse nuk janë të lumtura në marrëdhënien që kanë, priren të mos kenë jetë të kënaqshme edhe në krevat.
Simptomat
Individi nuk tregon interes për seksin
Ulje të aktivitetit seksual
Rënia e aktivitetit seksual bëhet një problem për marrëdhënien tuaj dhe shkakton konflikt
Ftohtësi gjatë aktit seksual, përveç përpjekjes për të kënaqur partnerin.
Shenjat fizike mund të jenë: Thatësi vaginale, vështirësi në arritjen e orgazmës, rënie të ndjeshmërisë në prekjen organeve gjenitale, dhimbje në penis ose vaginë, mungesë e dëshirës dhe nevojës për seks.


5299
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI