Lifestyle
|
|
Në prill të 2012-s, prindërit e një 7-vjeçareje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u përballën me një zgjedhje tepër të vështirë, t’i injektonin virusin HIV vajzsës së tyre apo ta linin të vdiste nga leuçemia.
Pasi kimioterapia e dytë kishte dështuar dhe e mitura rrezikonte të humbte funksionin e organeve jetësorë brenda 48 orëve, prindërit zgjodhën që të eksperimentonin kurën e pazakontë, të propozuar nga mjekët e një spitali në Filadelfia. Leuçemia, e njohur shpesh në zhargonin popullor si “kancer në gjak”, karakterizohet nga një rritje e vazhdueshme e rruazave të bardha të gjakut në trup.
Rruazat e bardha përbëjnë thelbin e sistemit imunitar të trupit, por në rastin e leuçemisë, ato nisin të zëvendësojnë rruazat e kuqe, të domosdoshme për jetën, duke sjellë eventualisht vdekjen. Nga ana tjetër, HIV-i bën të kundërtën, duke degraduar sistemin mbrojtës të trupit nëpërmjet shkatërrimit të rruazave të bardha dhe në momentin kur ky “mur mbrojtës” bie, virusi shndërrohet në AIDS-s, momenti kur organizmi preket nga një shumicë sëmundjesh, duke sjellë vdekjen. Me ruazat e bardha jashtë kontrollit, tek 7-vjeçarja, futja e një HIV-i të përforcuar, solli një impakt të menjëhershëm në trup, duke reduktuar numrin e tyre dhe eliminuar kërcënimin e menjëhershëm për jetën e Emily Whitehead.
Whitehead, u shndërrua kështu në personin e parë që i nënshtrohet kësaj kure të pazakontë, e cila në fillim u shoqërua me një reaksion në trupin e saj, që e kaloi në gjendje kome dhe bëri që mjekët të vlerësonin shanset e saj për mbijetesë në 24 orët e ardhshme nga një në 1 mijë. Megjithatë, 7-vjeçarja u përmirësua gradualisht dhe së fundmi u la e lirë të largohet nga spitali. Mjekët, shpresojnë që me kalimin e kohës, të gjejnë një mënyrë të për të ekuilibruar dy sëmundjet me efekt të kundërt tek rruazat e bardha të gjakut, ndërsa Emily, është e lirë që të rikthehet të gëzojë jetën e saj, e cila tashmë nuk ka më një datë “skadence”.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje