Lifestyle
|
|
Eshte e cuditshme qe edhe pse shumica prej nesh jane me mire financiarisht sesa prinderit apo gjysherit tane, niveli i lumturise i cili e mban kete gjendje nuk ka ndryshuar. Studimet tregojne se kur nevojat kryesore per qendrim dhe ushqim jane te kenaqshme, e gjithe pasuria tjeter nenkupton shume pak per ndjenjen e lumturise. "Pasuria perfundimisht nuk eshte garanci kryesore per lumturi. Dallimi mes ndjenjes se lumturise, ndermjet atij qe fiton 30.000 dhe dikujt qe fiton 300.000 dollare, ne esence eshte shume i vogel. Ndersa shume njerez jane te befasuar me kete fakt", pohon Timothy Sharp, themelues i HIA, Institutit Australian per Lumturi, i cili ofron sesionet grupore vetem 30 dollare per person. Psikologet sociale pohojne se vetem 15 per qind e ndjenjes se lumturise krijohet kur fitoni mire, kur posedoni prone te vlefshme dhe me faktore te tjere financiare. Rreth 90 per qind i sigurojne elementet si qendrimi, kontrolli i jetes dhe raporti me ata perreth. Ne studimet me te reja, sociologet tregojne se mes 10 gjeneratoreve kryesore te lumturise krahas gjumit, ushtrimeve dhe kenaqesise ne pergjithesi, gjendet edhe seksi."Atehere cfare po presim, per me shume seks te mire nuk nevojitet pasuria, duhet vetem deshira dhe te gjeni partnerin e duhur", shkruhet ne materialin propagandistik te Institutit per Lumturi. Nje studim nga viti 2007, i kryer me 1.000 gra te punesuara, konstatoi se pothuajse 90 per qind prej tyre konsiderojne se seksi i mire eshte kontribut i rendesishem per ndjenjen e lumturise dhe kenaqesise. "Personat, te cilet kane lidhje te suksesshme seksuale jane me te lumtur se ata, te cileve kjo gje nuk iu shkon aq mire", konstatoi Timothy Sharp. Gjithsesi, studimin me te pazakonte e publikuan ekonomistet David Blanchflower, nga Kolegji Dartmouth dhe Andry Oswald, nga Universiteti Warwick, te cilet studiuan sjelljen e 16.000 amerikaneve dhe amerikaneve dhe konstatuan se "kryerja" e marredhenies seksuale nje here ne jave, ne vend te asaj nje here ne muaj, shkakton kenaqesi te barabarte sikur te fitoni 50.000 dollare me shume gjate vitit! Megjithate, Blanchflower pranon se s'ka pergjigje per dilemen;"A con ndjenja e lumturise drejt nje niveli me te larte per seks, apo me shume seks shkakton lumturi me te madhe". "Nese deshironi te jeni te lumtur, duhet te beni nje gje te thjeshte; krahasohuni me njerez te cilet kane me pak se ju, te cilet jane me te varfer, kane shtepi me te vogla, vetura me te lira", keshillon Sharp.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje