Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Rëndësia e seksit në një martesë
Publikuar me 25 Mar 2007

Rëndësia e seksit në një martesë

Shumë çifte duket se e kanë shumë të vështirë të mbajnë gjallë pasionin e tyre në një marrëdhënie. Dhe nuk është çudi: Nuk janë të paktë problemet që shkaktojnë shkatërrimin në jetën seksuale, nga angazhimet deri në plakjen e trupit. Pa intimitetin fizik, çfarë mbetet për t’u pasur në një martesë? Shumë gjëra, thonë disa, ndarje historish, miqësie, familje. Pra sa i rëndësishëm është seksi në një martesë?
Martesa e lumtur
Është e vështirë të komentohet në nocionin e “plakjes” së trupave dhe ndikimin tyre në pasion, sepse mund të ndodhë që të takohesh me njeriun e zemrës shumë vite para, por me kalimin e kohës ajo të bëhet edhe më e bukur. Ditët monotone e zbehin dashurinë, nuk i japin asaj jetë dhe për pasojë çiftet ose nuk kanë dëshirë fare të bëjnë dashuri, ose përfitojnë nga një ditë e zakonshme pa shumë gjallëri për ta kthyer në një ditë epshesh dhe kënaqësish. Por në pjesën më të madhe të rasteve ka shumë mundësi të ndodhë e para. Seksi është shumë i rëndësishëm në një martesë. Sidomos nëse është pjesë e paktit ku mund të shkosh gjithkund për ta bërë atë. Shpesh njerëzit shprehen se martesa është punë dhe kur rutina “e plakjes” atëherë e kupton atë me të vërtetë se seksi është punë. Por për të pasur një martesë të lumtur, martesës së karakterizuar nga dëshira për punë duhet t’i shtoni edhe puthjet. Çiftet e martuar nuk puthen ashtu siç bënin dikur kur takoheshin në fillimet e tyre dhe në fakt duhet të përpiqen shumë për ta bërë këtë gjë.
Puthjet
Mënyra më e mirë për të shpëtuar një martesë apo për të bërë atë çdo ditë të bukur janë puthjet dhe vetëm puthjet. Do të ishte maksimumi nëse partnerit i dhuronit “puthjen franceze”. Sipas studiuesit, Daniel Hanauer, nuk ka rëndësi sa mirë shkojnë partnerët në një martesë dhe se sa perfekt është lidhja që ata kanë krijuar mes tyre, çdo çift përjeton probleme në një martesë. “Për sa kohë që bashkëshortët kanë lidhjen e fortë mes tyre dhe aftësinë për t’i marrë gjërat lehtë, atëherë këto probleme mund të kalohen”, shprehet ai. Problemi i vërtetë fillon atëherë kur pasioni dhe dëshira për seks në një martesë arrin pikën e fundit sepse dëshira për t’u kujdesur për tjetrin ulet fare dhe ju trajtoni njëri-tjetrin si të ishit miq të një dhome në një konvikt. Shpesh të bërit seks mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, për ta bërë atë të qeshë përveç se të eksitohet dhe të ndjeni se jeni e lidhur me personin që ndani shtratin në çdo aspekt. Atëherë partneri qëndron në vend të parë të shqetësimeve dhe kujdesit tuaj.
Seksi tek partnerët
Tek meshkujt nuk ka rëndësi nëse janë apo jo të martuar, ata e dëshirojnë dhe kanë nevojë gjithmonë për seksin. Ndërsa për femrat pasioni është thelbësor “një ndjenjë e të dëshiruarit dhe të qenit e dëshiruar”. Por seksi me bashkëshortët e tyre? Shumë prej tyre nuk do ta kishin shumë problem nëse për një farë kohe nuk ia jepte bashkëshortit këtë kënaqësi. Dhe më pas, në momentin që mësojnë se ai ka tradhtuar, mërziten, harrojnë se kanë qenë vetë ato të cilat i kanë refuzuar.
Ajo çfarë është e rëndësishme për të gjithë njerëzit e martuar, është se ata i transmetojnë dëshirat dhe nevojat e tyre dhe kërkojnë një mënyrë për t’i arritur ato. Disa njerëz planifikojnë takime të fshehta me bashkëshortët e tyre, shkojnë në hotele, shikojnë video pornografike, marrin mësime kërcimi, i dërgojnë njëri-tjetrit mesazhe të pista. Kjo është një nga gjërat më të mira që mund të bëni, për sa kohë jeni të ndershëm me njëri-tjetrin. Mos u vini në siklet të kërkoni atë çfarë keni nevojë. Mos i mbani dëshirat dhe nevojat tuaja të fshehta në një martesë, por ndajini ato me njeriun me të cilin keni vendosur të jetoni deri në ditët e fundit.


3064
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI