Lifestyle
|
|
Rreth 90% e temave dhe termave qe prekin shendetin ne 'librarine' online te wikipedia-s kane gabime ose gjera te paprecizuara mire ne terminologjine e mjeksise.
Ne kete konkluzion ka arritur Shoqata amerikane e Osteopatise dhe BBC Health pasi kane evidentuar disa tema te perditshme te shendetit ne adresen e Wikipedia-s.
Ata kane krahasuar 10 tema kryesore si dhimbja e kurrizit apo azma dhe 9 prej tyre kishin gabime duke i krahasuar me shpjegimet qe japin librat zyrtare te mjeksise.
Wikipedia eshte mbrojtur duke thene se studimi ka zgjedhur vetem disa tema dhe se ajo perditesohet cdo dite per te permiresuar informacionet qe ndodhen aty.
Wikipedia eshte nje enciklopedi online qe ofron sherbimet e saj falas ne 285 gjuhe te botes dhe permban me shume se 30 milion tema dhe terma te shpjeguar sipas perdoruesve te internetit. Jane rreth 70% e studenteve te mjeksise dhe Mjeke qe shfletojne wikipedia-n ne rast nevoje.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje