Lifestyle
|
|
Celularët, kompjuterët dhe makinat janë zhvilluar e përmirësuar vazhdimisht këto 30 vitet e fundit, por prezervativët kishin mbetur po njësoj. Tani, jo më!
Kompania suedeze, "Lelo Hex", premton se ka sjellë prezervativin e së ardhmes që nuk çahet as me një gjilpërë, siç u tregua gjatë një paraqitje për publikun.
"Lelo" thotë se një punim i veçantë me "grafen" dhe me lidhje gjashtë-këndore të këtij materiali, bën që ky prezervativ të jetë më i hollë, më i ndjeshëm dhe shumë më i fortë se tradicionalët.
Kompania ka shfaqur në faqen e tyre një video me aktorin Charlie Sheen, i cili njoftoi vjet se ishte me SIDA, ndoshta si pasojë e një prezervativi të munguar ose...të çarë gjatë aktit .
Për këtë arsye, ai e thekson fort rëndësinë e kësaj arritjeje në fushën e prezervativëve.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje