Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Pasioni shuhet pas moshës 30-vjeçare
Publikuar me 07 Maj 2012

Pasioni shuhet pas moshës 30-vjeçare

Meshkujt dhe femrat që janë në dekadën e katërt të jetës së tyre janë më të pakënaqur me jetën seksuale se sa çdo grupmoshë tjetër. Sipas një vëzhgimi në Britaninë e Madhe problemet financiare dhe përkujdesja për fëmijët bën që pasioni në dhomën e gjumit të bjerë ndjeshëm.

Por, nuk ka vend për shqetësim sepse po i njëjti vëzhgim (Sex Census 2012) tregon se jeta seksuale kulmon në moshën 50-vjeçare.

Në anketë morën pjesë 25 mijë persona dhe 25% e personave të moshës 30-39 vjeç nuk ishin të kënaqur me jetën e tyre seksuale.

35% e tyre theksonin se përkujdesja për fëmijët krijonte stres dhe lodhje duke i kufizuar në marrëdhënie.

Ndërsa 52% e personave të moshës 50-59 vjeç u përgjigjën se ishin të kënaqur me jetën seksuale.


794
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI