Lifestyle
|
|
Shkencëtarët kanë gjetur se mungesa e gjumit është e lidhur me një sasi më të lartë të pllakëzave të proteinave beta amiloid që formojnë rreth lidhjeve të neuroneve dhe përbëjnë një sinjal tipik i sëmundjes që të çon në çmenduri (lënia e trurit).
Kërkuesit matën sasinë e proteinave të 70 njerëzve, një mesatare prej 76 vjeç, duke iu bërë tomografi Pet i trurit, duke krahasuar rezultatet me orët e gjumit të raportuara nga vullnetarët, të cilët shkonin nga një maksimum prej 7 orëve në më pak se 5 për një natë.
Kreu i eksperimentit, shpjegoi: "Numri i madh i pllakëzave u rrit në proporcion me orët e gjumit të humbur."Eksperti vuri në dukje: "Ne nuk mund të pretendojmë se ekziston një lidhje shkak-efekt mes mungesës së gjumit dhe sëmundjes, dhe zbulimi ynë është për t'u eksploruar, por vështirësia për të fjetur në moshë të vjetër nuk duhet të nënvlerësohet. Vëzhgimi i terapive që lehtësojnë gjumin mund të ndihmojë për të parandaluar ose reduktuar shenjat e alcajmerit. "
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje