Lifestyle
|
|
Nje nga antidodat e verteta per ankthin njerezor qe kap te qenurit te vetedijshem per nje vdekje te pashmangshe eshte gezimi erotik. Erosi nje hyjni e lashte, hyjni e Dashurise, eshte nje Zot krijues lindur nga primitivizmi. Pra Dashuria, si burim i krijimit fillestar ...
Por artisti, me teper se kurre, e di qe ai i detyrohet shume gruas.
Per te eshte "Origjina e Botes" siç thote francezi G.Courbet (1819-1877) duke bere nje paraqitje te thjeshtezuar ne kete menyre ka titulluar ne menyre kuptimplote nje nga pikturat e tij.
Por subjekti eshte i perseritur. Dhe P.Vallorz ne 1970 ka krijuar nje veper te titulluar "Portret i Aleksandres", i cili rikujton shume vepren e shekullit te kaluar.
Ne historine e artit, ne nje katalog imagjinar te artit figurativ, mund te gjejme nje lloj udhetimi paralel.
Nje udhetim i fshehur nen hijen e te cilin fshihen artista te njohur ose me pak te tille dhe ne rrjedhen e historise permban shume vepra artistike me te shumtat te panjohura, zyrtarisht te lena pas dore ose qe nuk kane interes.
Por qe fale bashkimit te tyre, mund te deshmojne per evoluimin dhe fetiçizmin e epokes, ne te njejten menyre me ate te evoluimit te modes ose te kembenguljes se disa "miteve" ...
Te tentosh nje seleksionim indikativ apo permbledhes eshte me te vertete shume e veshtire.
Sidomos sot, duke patur parasysh zhvillimin artit bashkekohor dhe karakteret e veçanta te lendes, ndoshta do te ishte me mire te kthehej vemendja ne drejtime te ndryshme, ndoshta pershembull drejt atij karikaturist.
Tentativa per te katalogezuar sipas epokave historike veprat, na sugjeron te dallojme ne brendesi te Artit Erotik periudhat e meposhtme:
Erotika Antike
Nen formen e kupave, vazove, amforave, artistet Greke dhe Etruske kane lene nje katalog te vertete praktikash dhe "turpesishe" ;) ndaj te cilave hyjnite e Olimpit dorezoheshin dhe qe benin dhe njerezit normale duke marre shembull nga ta ...
Erotika e Oborrit
Besimtaret akoma nuk e shohin te keqen kudo dhe feja nuk eshte akoma zevendesuar nga hipokrizia... Lind keshtu kulti i femres dhe zonjat e atehershme te oborrit te fisnikeve nuk ishin dhe aq te ndershme.
Erotika Klasike
Eshte dikush qe nuk ka respekt per asgje; Mikelanxhelo shpall homoseksualitetin e tij kur punon per kapelen Sistine, Rembrandt trondit borgjezine e Amsterdamit duke paraqitur vetveten ne nje ampleks me te dashurene tij ...
Erotika Libertine dhe Revolucionare
Revolucioni, shthurja ... Revolucioni Francez solli lirine te te shprehurit dhe te drejten e akteve te paturpshme. Por Robespierre do te kerkoje me vone te vendose diktaturen e virtyteve ...
Erotika Romantike
Romanticizmi ben te jetoje serish figuren djallezore te Satanit mesjetar. Perfshihen keshtu figurat e magjistareve. Rikthehemi ne epoken pagane dhe shume lehte kalohet ne egzagjerim te gjerave.
Erotika Artis Novae (Artit te Ri)
Dekadenca eshte nje forme ekstreme e Romanticizmit. Arma e dandizmit perveteson nje rrace te re artistesh te cilet kthejene gjerat me te shemtuara ne fantastike.
Erotika Moderne
Artistet e kthejne trupin e femres, ne nej dere qe hapet ne nej bote tjeter. Art modern ? Kueshedi nese te çarat e briskut te Fontanes mund te na bejne te perfytyrome diçka nga seksi femer, ose Pollock per elakulimet heroike ...
Erotika Postmoderne
Eshte e veshtire te dallosh karakteret te nej prodhimi artistik heroik qe ka te beje me fundin e modernizimit ose me mendimin e brishte. Karikaturat, te pakten, duket sikur vazhdojne te mbijetojne dhe zgjasin traditen e tyre akoma ...
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje