Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

OBSH: Mishi i përpunuar në fabrika është kancerogjen për njeriun
Publikuar me 28 Tet 2015

OBSH: Mishi i përpunuar në fabrika është kancerogjen për njeriun

Raporti i fundit i Organizates Boterore Te Shendetesise njofton se mishi i perpunuar shkakton semundjet tumorale. Ne fakt, per boten e mjeksise kjo gje ka qene e ditur qe nga viti 2007 por nuk eshte njoftuar pasi mund te shkaktonte panik dhe mund te conte ne krize industrine e mishit te perpunuar.

Sipas OBSH, konsumi i 50 gr mishi te perpunuar si Wurstel, salsiçet, sallamrat etj. ne dite rrit me 18% rrezikun e kancerit ne trup. Ne te njejten kategori futen te edhe mishi i perpunuar qe e gjejme ne McDonald-e. Rreziku i rritjes se mundesise qe perpunimet e mishit vine pasi gjate punimit aty shtohen konservues dhe substanca te tjera qe nevojiten per ti dhene shijen e duhur dhe per ta mbajtur ate ne te njejten gjendje per nje periudhe kohe me te gjate.

OBSH ben me dije se rrezikshmeria rritet edhe metej nese mishi i perpunuar pjeket ne grille apo ne zjarr. Studimet me te vona kane theksuar se vete mishi i kuq ka perberes qe favorizojne semundjet tumorale por behet akoma me i theksuar ky rrezik nese perpunohet sic jane sallamrat. OBSH e ka futur ne grupin 1 mishin e perpunuar duke e rrjeshtuar ate me te njejten rrezikshmeri si akooli apo cigarja.

Per te mos hapur panik, OBSH ka thene se tek nje person normal nuk mund te kete te njejtin efekt si ngrenia e nje panine me sallam dhe pirja e nje cigareje por rreziku i konsumit te mishit te kuq dhe atij te perpunuar rritet sipas sasise qe ne konsumojme. Gjate dy diteve te fundit eshte verejtur nje ulje e sasise se blere te mishit me 25% ne tregjet europiane.

Studimi i ardhshem i kesaj organizate eshte kafeje pasi edhe aty jane verejtur substanca qe perdoren ne industrine e kafese qe perbejne rrezik per shendetin e njeriut.


1200
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI