Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Nobelisti shqiptar: Po punoj për ilaçin kundër kancerit
Publikuar me 31 Maj 2012

Nobelisti shqiptar: Po punoj për ilaçin kundër kancerit

Nobelisti shqiptar Dr.Ferid Murati deklaroi se në hulumtimet e tij të fundit po merret me avancimin e luftës kundër kancerit.

“Në laboratorin tim në Shangaj po hulumtojmë ilaçin që avancon luftën kundër kancerit dhe shpresojmë se pas 5 apo 10 vite do të arrijmë ti bëjmë të lumtur miliona njerëz”, premtoi nobelisti me origjinë shqiptare nga Gradeci i Gostivarit, sot me rastin e prezantimit të librit të tij “Dr.Ferid Murati, krenaria ynë” nga autori Halil Zendeli në Librarinë e Çarshisë në Shkup, informon agjencia e lajmeve INA.

Ai në një bashkëbisedim me adhuruesit e librit dhe shkencës theksoi se laboratoret kërkimore që udhëheq ai, kanë arritur rezultate shumë të mira në gjetjen e barnave për shërim të bakteries që shkakton diarrenë, dhe vazhdon ende gjatë përsosjes së kësaj formule.

Dr. Ferid Murati n tregoi hollësi për jetën e tij, për prejardhjen, për historinë e familjes së tij, peripecitë, mërgimin, sakrificat dhe sfidat jetësore. Theks të veçantë i dha rëndësisë së

arsimimit, këmbënguljes e tij për avancim te diturisë, për të gjitha sakrificat jetësore për të aritur rezultatet e tija në kërkimet dhe hulumtimet në mjekësi, për çka është dekoruar me çmimin Nobël në vitin 1998, i njohur për zbulimin e ilaçit viagra bashkë me dy shkenctarë të tjerë amerikan. Autori i librit për nobelistin shqiptar ka shpalosur fragmente nga libri dhe nga biografia, duke ngritur lartë figurën e Dr.Ferid Murati.


969
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI