Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Një lajmë i mirë për meshkujt. Ju prezantojmë molekulën JQ1
Publikuar me 08 Sht 2012

Një lajmë i mirë për meshkujt. Ju prezantojmë molekulën JQ1

Pilula per parandalimin e ejakulitetit tek meshkujt mund te mberrije shpejt ne treg fale nje kerkimi te bere publike ne revisten Cell.

Ne baze te saj eshte nje molekule e quajtur JQ1, deri tani e eksperimentuar vetem ne minj. Studimi eshte kryer nga universiteti i Teksasit qe zbulon se pilula nuk do te kete asnje efekt anesore.

Qinglei Li e cila ka drejtuar kerkimet, thote se behet fjale per nje molekule te afte te nderprese procesin e maturimit te spermes qe njihet dhe si spermatogjenezi, e afte ta beje spermen jo fertile dhe pa e demtuar ate.

Kerkuesit thone se me rendesi eshte fakti se molekula e testuar ne minj arrin te ndaloje plotesisht riprodhimin e spermes dhe ajo me rendesishmja eshte se kete e ben pa demtuar asgje ne sistemin riprodhues te mashkullit, e madje pa asnje efekt anesor.

Gjetja e kesaj molekule eshte krejtesisht rastesore thone ata. Zbulimi eshte bere gjate kerkimeve mbi semundjen e kancerit. Testimet mbi molekulen JQ1 jane kryer nga 350 laboratore te gjithe kane dhene te njejtin rezultat. Shkencetaret thone se nje tjeter lajm i mire eshte se hera e pare qe nuk perdoren hormone per te arrire dicka te tille por thjeshte nje molekule sintetike.

Ka vite qe kerkuesit po mundohet te gjejne nje kontraceptiv oral per meshkujt. Veshtiresite jane hasur shpesh ne kontraceptivet oral te perdorur nga femrat per faktin se femra prodhon nje vezore ne muaj, ndersa mashkullin arrin te prodhoje miliona spermatozoide ne dite.

Momentalisht, thone kerkuesit, jemi akoma ne eksperimentime dhe duhet ende kohe per te kaluar ne testimet njerezore, prandaj kini durim :).


1003
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI