Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Nishanet, tumori "i panjohur" që prek mbi 80% të shqiptarëve
Publikuar me 18 Jan 2007

Nishanet, tumori "i panjohur" që prek mbi 80% të shqiptarëve

Specialistët, kontroll mbi 800 individë me moshë nga 20 deri në 60 vjeç

 

Shenja në trup, njolla në fytyrë apo nishane të zmadhuara. Vajzat, e aq më pak djemtë shqiptarë, nuk kanë kujdes për lëkurën. Por jo vetëm kaq. Shqiptarët nuk e kanë fare në listën e tyre vizitën te mjeku dermatolog, nëse nuk kanë probleme të përkeqësuara të lëkurës, në mënyrë të veçantë të fytyrës. Krahët, shpatullat apo komplet pjesa e kurrizit, është e mbushur me nishane apo shenja ngjyrë kafe, të cilat zmadhohen dhe shumohen nga viti në vit. Ndryshe këto nishane apo shenja dalluese të lëkurës quhen edhe kancer i lëkurës. Këto njolla formohen si pasojë e ekspozimit të tepruar në rrezet e diellit, kur lëkura nuk është lyer me asnjë solucion mbrojtës. Në kohën e plazhit mund të dallosh lehtësisht se shumica e vajzave kanë njolla apo nishane të krijuara nga rrezet ultravjollcë. Ndërsa para viteve 1990 nuk njiheshin fare kremrat mbrojtës për diellin, përgjatë këtyre 17 vjetëve shqiptarët njohin mjetet mbrojtëse, por nuk këshillohen me mjekun për t‘i përdorur ato në mënyrën e duhur dhe sipas llojit të lëkurës. Gjashtë specialistë të shëndetit publik kanë anketuar rreth 800 individë të moshave të ndryshme, nga 20 deri në 60 vjeç. Nga të gjithë të anketuarit, vetëm 12 për qind e tyre deklaruan se janë këshilluar për mjetet mbrojtëse të lëkurës, në mënyrë të veçantë nga rrezet ultravjollcë. Sipas studimit, "ideja" e mbrojtjes nga dielli ishte individuale dhe jo si pasojë e sugjerimeve të mjekut të lëkurës, estetistit apo specialistëve të tjerë, të cilët janë kompetent në dhënien e informacioneve lidhur me shëndetin e lëkurës. "Vetëm 27 për qind e të anketuarve ishte në dijeni se qytetarët duhet të vizitohen dhe të këshillohen nga mjeku", thuhet në studim. "Këshillimi nga mjeku për parandalimin dytësor të kancerit të lëkurës duket se i jepet më shumë rëndësi se sa këshillimi parësor në moshat e mesme të vendit", është një nga konkluzionet e studimit. Kjo do të thotë se shqiptarët vizitohen te mjeku specialist vetëm kur sëmundja bëhet e rrezikshme për shëndetin dhe vetëm kur diagnostikimi e mbrojtja duhet të bëhet "me patjetër". Ndërkohë që nishanet e mëdha, që ndryshe quhen edhe kanceri i lëkurës, mund të shfaqen edhe si pasojë e trashëgimisë dhe delikatesës së disa llojeve të lëkurave, kryesisht tek ata persona që konsiderohen biond apo me tipare të çelura. Nga të gjitha llojet e kancerit që diagnostikohen për çdo vit, një e treta është kancer lëkure. Ky lloj kanceri kap kryesisht njerëzit midis moshave 40 dhe 60 vjeç. Nëse njeriu është djegur nga rrezet e diellit, nuk mbetet shumë për të bërë, veç konsultës dhe ushqyerjes me vitamina për të mos rrezikuar edhe më shumë. 90 % e kancerit në lëkurë ka lidhje me rrezet ultravioletë (përtej vjollcës) të diellit. Ata që heqin më keq se të tjerët nga rrezet ultravjollcë janë personat me lëkurë tepër të bardhë dhe me tipare të çelura Nishanet e zakonshme kanë formë të rregullt, gjenden të shpërndarë në mënyrë të rregullt, kufizohen në mënyrë të njëjtë nga të gjitha anët me lëkurën, janë një ose dyngjyrëshe dhe janë më të vogla se 5 mm në diametër. Ato rriten me rritjen e njeriut e pastaj mbeten të pandryshueshme Këshilla Në vendet mesdhetare, ku bën pjesë edhe Shqipëria, nuk duhen marrë rreze dielli në më tepër se 15-30 minuta në orën 12:00 të drekës Diçka tjetër që është e rëndësishme të dihet, është ajo që era dhe retë e vogla freskojnë motin, por nuk pengojnë rrezet ultraviolet


8922
  
2

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI