Lifestyle
|
|
Historia e rrallë e një studenteje fizike dhe një çifti nga Bathorja që nuk bënin fëmijë
As vetë nuk e dinte si do t’i shkonte fati, kur një studente 21-vjeçare është paraqitur në polici për të denoncuar se është përdhunuar nga një 43-vjeçar. Por, nga e gjithë kjo është zbuluar një histori rrëqethëse, që kishte filluar pas sherrit të një çifti, të cilët nuk bënin fëmijë. E pikërisht studentja është përdorur nga çifti me qëllim për të vërtetuar se kush ishte “fajtor” për këtë fatkeqësi. Në përfundim të “historisë”, pasi çifti është zënë me vajzën “e pajtuar”, ajo ka denoncuar se është përdhunuar. E megjithëse është vërtetuar se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale për nëntë ditë rresht me 43-vjeçarin, ka rezultuar nga ekspertiza mjekoligjore, se një nga gjërat më të rralla që jepen vetëm njëherë nga femra, virgjërinë, ajo e posedon akoma...
AVENTURA E CIFTIT
Në një nga ditët e njohjes, mes çiftit ka plasur sherri dhe burri ka akuzuar bashkëshorten se ajo e kishte fajin se nuk bënin fëmijë. Sherri është ashpërsuar më shumë në ditët në vazhdim dhe pikërisht pas kësaj, burri ka përfituar të miqësohet më shumë me vajzën 21-vjeçare, duke i bërë edhe propozim të lidhet me të.
Edhe ashtu ka ndodhur. Më pas, A.M. i ka treguar të shoqes për veprimin që kishte kryer, duke u justifikuar se e kishte bërë atë hap që të shikonte nëse mikja studente do të ngelej shtatzënë apo jo.E gjitha kjo për të vërtetuar që nuk e kishte fajin ai, por edhe vetë mos të kishte më dyshime për aftësinë pjellore.Rreth një muaj më parë, 43-vjeçari e ka marrë studenten e fizikës në banesë, ku ndodhej edhe e shoqja, e në prani të saj ka kryer marrëdhënie seksuale.
DENONCIMI I VAJZES
Vajza e re, e fyer nga e gjithë kjo situatë, për të cilën i ishte premtuar se do te shpërblehej me para, nese eksperimenti per shterpesin e ciftit do te dilte me sukses i është drejtuar Policisë së Tiranës. Rreth dy javë më parë, ajo është paraqitur në seksionin e marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe ka deklaruar se e kanë përdhunuar. Ajo ka deklaruar për oficerin e policisë gjyqësore, se 43-vjeçari, emri i të cilit nuk publikohet, e ka përdhunuar duke shfrytëzuar miqësinë mes tyre. Fillimisht dëshmia ka qenë tejet bindëse, pasi vajza ka deklaruar se e kanë përdhunuar në banesë, ku edhe ka përshkruar gjithë ambientin. Më pas, ajo është dërguar tek ekspertët e mjekësisë ligjore, për të kryer aktet procedurale dhe për të vërtetuar shkencërisht përdhunimin.
Vajza e re, pas disa ditësh u është shprehur se nuk kishte mbetur shtatzënë. Kështu, para fundit të vitit 2009, vajza e re ka shkuar sërish në banesën e çiftit pa fëmijë dhe aty ka qëndruar nëntë ditë. Për nëntë ditë rresht, sikur të ishte veprimi më normal që kryente, 21-vjeçarja ka kryer marrëdhënie seksuale me 43-vjeçarin, madje disa herë brenda një dite. Në përfundim, vajza e re sërish nuk ka mbetur shtatzënë dhe kjo e ka acaruar 43-vjeçarin, të cilit i janë shtuar dyshimet mbi veten, për faktin që nuk bënte fëmijë me bashkëshorten. Në këto kushte, studenten e ka përzënë nga shtëpia, duke e kërcënuar se edhe ajo është shterpë...
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje