Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Në SHBA bëhet transplantimi i fytyrës, 36 orë operim
Publikuar me 28 Mar 2012

Në SHBA bëhet transplantimi i fytyrës, 36 orë operim

Kirurgët amerikanë kanë kryer transplantimin më të plotë të një fytyre deri më sot.

Javën e kaluar, në një operacion që zgjati 36 orë një ekip i përbërë nga mbi 100 kirurgë e infermierë në Universitetin e Marylandit në Qendrën Mjekësore në Baltimore kreu transplantimin e fytyrës tek Richard Norris, një 37-vjeçar i cili kishte mbetur i shpërfytyruar nga një aksident me armë 15 vjet më parë.

Norris e morri fytyrën e tij të re nga një dhurues anonim, i cili dhuroi gjithashtu, zemrën, mushkëritë, mëlçinë dhe një veshkë për 5 pacientët e tjerë.

Operacioni ishte rezultat i një pune kërkimore mjekësore 10 vjeçare në kuadër të një programi të financuar nga Pentagoni për të ndihmuar veteranët e luftërave në Afganistan dhe Irak të plagosur nga lëndë shpërthyese. /voa/


843
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI