Lifestyle
|
|
Shkencëtarët kanë zbuluar një proteinë, që mund të ngadalësojë disa pjesë të procesit të plakjes, duke rritur shpresat për hapjen e një rruge drejt “rinisë së përhershme”, një kërkim që ka nisur që nga lashtësia. Studimi është kryer te astronautët dhe të moshuarit. Një studim i Universitetit të Teramos, Itali, gjeti se enzima 5-lipoksigenase luan një rol thelbësor në vdekjen e qelizave në hapësirë. Frenimi i saj besohet se do të parandalojë apo ulë problemet e imunitetit të astronautëve. Dhe, meqë kushtet hapësinore provokojnë probleme të ngjashme me ato të plakjes në tokë, ky zbulim mund të ndihmojë shkencëtarët të ngadalësojnë procesin e plakjes te njerëzit. Zbulimi u bë në Departamentin e Shkencave Biomjekësore në Universitetin e Teramos dhe u publikua në gazetën “FASEB”.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje