Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
Publikuar me 11 Nen 2009

Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?

Foshnjat qajnë në një mënyrë të përshtatshme me gjuhën e nënave të tyre, theksohet në një studim të bërë në Gjermani.

Gazeta gjermane "Die Welt" i referohet Kathleen Wermke, drejtuese e qendrës ""Zhvillimi i gjuhës para të folurit dhe problemet e zhvillimit" në klinikën e universitetit Würzburg, dhe ekipit të saj. Ata vërtetuan se kur embrioni është në barkun e nënës regjistron në kujtesën e tij thekset e ndryshme të gjuhës së saj, dhe pasi lind, gjatë të qarit përdor “atë shembull melodie” të nënës.

Pas botimit të rezultateve të studimit në revistën "Current Biology", Wermke thekson se janë analizuar 60 foshnje 3-5 ditëshe franceze dhe gjermane, dhe nga spektri i frekuencave i përgatitur gjatë kohës që qanin u përftuan thekse të ndryshme.

Duke parë se në gjuhën gjermane theksi i fjalëve dobësohet në rrokjet e fundit, ndërsa në gjuhën franceze theksohet më tepër, Wermke deklaroi se foshnjat gjermane fillonin të qarin me tone të larta pastaj e ngadalësonin. Ndërsa tek foshnjat franceze ndodhte e kundërta, ato fillonin të qanin lehtë dhe më vonë e ngrinin më shumë zërin.

Përgatiti: Aisa Kokiçi


917
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI