Lifestyle
|
|
Pirja e duhanit ka të ngjarë se prek si vetë personin dhe ata që rrijnë pranë, në këtë rast fëmijët. Dhe kjo nuk është diçka e re. Të dhënat e një studimi tregojnë se fëmijët e vegjël tregojnë shenja të rrezikut nga kimikatet e duhanit kur një person në familje pi duhan në prani të tyre.
Analizat e urines të 144 foshnjeve me prindër që pijnë duhan treguan se afro 50 përqind e tyre kanë nivele të një kimikati të quajtur NNK, i cili gjendet vetëm në duhan. Ky kimikat është një nga shkaktarët e kancerit.
Foshnjet tek të cilët u vunë re shenja të karcinogjenit kishin prindër që pinin duhan në prani të tyre mesatarisht 76 cigare në javë. Por shenja të karcinogjenit nuk u vunë re tek fëmijët prindërit e të cilëve pinin në prani të tyre vetëm 27 cigare në javë. Kimikati NNK shkakton lloje të ndryshme kanceri tek kafshët dhe besohet se luan një rol të dukshëm në shkaktimin e kancerit të mushkërive tek ata që pijnë duhan edhe tek ata që rrijnë pranë tyre.
Të dhënat e studimit tregojnë se fëmijët që jetojnë në një mjedis ku pihet duhani kanë shumë gjasa të preken nga kanceri kur të rriten. Pra mesazhi i studimit duket se është: Mos pini duhan në prani të fëmijëve.
Gjendja e syve
Shikimi i mire pa dyshim është kyç për një jetë cilësore. Studimi i kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit numëroi se sa amerikanë mund kanë shikim të mire. Rezultatet e studimit u botuan në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë.
Mjekja Mari Francis Koç thotë se studimi tregoi se 94 përqind e amerikanëve nga mosha 12 vjeç e sipër e kanë shikimin e mire të mjaftueshëm për të kaluar provimin e të parit që kërkohet për të marrë patentën e automjetit. Mjekja Koç dhe kolegët e saj vunë re se 14 milionë e amerikanëve nuk kanë shikim të mire. Por brenda këtij numri u vu re fakti 11 milionë amerikanë mund t’a përmirësojnë shikimin nëse përdorin syze ose lente kontakti.
Ata që ballafaqoheshin më shumë probleme të syve ishin pjestarë të pakicave raciale, të shtresave të varfëra, dhe mes të sëmurëve me diabet ose mes atyre që nuk kishin sigurime shëndetësore. Mjekja Koç thotë se banimi larg qëndrave mjekësore dhe burimet e pamjaftueshme financiare mund t’i pengojnë njerëzit të marrin syze ose lente kontakti për shikim normal. Autorët e studimit thonë se programet e shëndetit publik duhet t’i trajtojnë me seriozitet problemet e syve dhe të gjithë amerikanët duhet të tregohen më të kujdesshëm ndaj problemeve të tilla.
Studimi rekomandon që njerëzit duhet të kryejnë vizita të rregullta tek mjeku syve pasi kjo mund t’i ndihmojë ata të përmirësojnë rrënjësisht aftësinë e të parit; pjesë përbërëse e një jete më cilësore.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje