Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Mjekët: Pastrimi i veshëve është i dëmshem
Publikuar me 15 Gus 2012

Mjekët: Pastrimi i veshëve është i dëmshem

TIRANE-Dëgjoni se ç’thuhet: Njerëzit që janë të prirur për të pastruar veshët nga brenda, duhet të heqin dorë menjëherë nga ky zakon, veshët pastrohen vetë. Futja e një shtupe pambuku apo ndonjë gjë tjetër në vesh – është veprim jo vetëm i pashëndetshëm, por edhe i rrezikshëm.

Shumica e njerëzve fillojnë të zhbirojnë veshët duke shpresuar për të hequr dyllin e krijuar në kanalin e veshit. Por mjekët thonë se dylli i veshit, megjithatë, është i butë dhe si rrjedhim del jashtë vetvetiu.

Duke kruajtur a zhbiruar veshin me një kunj druri të mbështjellë më pambuk, personi nuk bën gjë tjetër veçse e shtyn dyllin më thellë brenda në vesh. Dhe kjo më pas ka rezultat, vizitën tek mjeku.

Bllokimi nga dylli është një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dëgjimit. Gjithashtu, duke ngacmuar kanalin e veshit krijohen mundësië për dëmtimin ose çarjen e daulles së veshit.

Dylli në vesh ekziston për një arsye; për të mbrojtur veshët nga pluhuri, grimcat e vogla dhe bakteret. Dylli mbron edhe lëkurën delikate të kanalit të veshit nga ngacmimet ose pezmatimet nga uji gjatë larjes.

Pra shprehja “pastro veshët” duhet kuptuar vetëm si; pastro me kujdes pjesën e jashtme të veshëve duke përdorur një peshqir të lagur me ujë e sapun dhe pastaj thjesht fshije me peshqir të thatë.


1838
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI