Lifestyle
|
|
Skandali me i fundit qe vjen nga toka shqiptare eshte se qumeshti qe shitet dhe eksportohet ka permbajtje kancerogjene. Si cdo produkt qe shitet ne shqiperi, edhe qumeshti eshte pjese informalitetit shqiptare. AKU (Autoriteti per kontrollin e ushqimeve) ka per detyre te kontrolloje ate cfare shqiptaret hane. Por a ndodh kjo? Si behen kontollet?
Pak kohe mepare mediat shqiptare transmetonin nje spot informues qe qytetaret mos blejne qumesht nga shishet qe sjellin fshataret por te konsumojne qumesht nga ambalazhet Tetrapak. Por a kishte spoti ne prapaskene industrite e prodhimit te qumeshtit? Po! Spoti ne fjale u kerkonte qe qumeshti qe vjen nga fshati ne shishe te mos blihej sepse nuk ishte i sigurte per shendetin, duke detyruar keshtu fshatarin e gjore te falimentoje perballe fabrikave qe prodhojne produkte qumeshti pa kontroll.
Po kush vdiq se konsumoi qumeshtin e fshatit? Askush.
Bizneset qe tregtojne qumesht me baza kimike e kane te thjeshte te korruptojne kontrollin rutine qe behet ne fabrike apo ne treg sepse nuk rrezikohet biznesi vetem per nje lende kancerogjene.
Jane te pakta ato produkte shqiptare qe plotesojne kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian.
Si eshte e mundur qe lajmet per skandalet e produkteve shqiptare vjen pothuajse nga jashte? Nderkohe qe autoritetet shqiptare flasin se nuk asnje rrezik, italia ka bllokuar cdo produkt me baze qumeshtin. Biles, kjo e fundit ka marre mundimin te beje analizat per autoritetet shqiptare sepse nuk ka instrumentet per ta bere. Pergjigja eshte e thjeshte: Ne shqiperi asgje nuk funksionon!
Qumeshti ne Tetrapak me i sigurte?
Aspak. Ne fqinjin tone itali, vitet e fundit, shperndaresit automatik te qumeshtit jane bere te zakonshem. Shperndaresit automatik furnizohen direkt nga fermeret lokal te autorizuar dhe mjafton te fusesh kreditin ne euro ne shperdares dhe duke vendosur nje shishe poshte saj, ju mund mbushni aq sa keni paguar.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje