Lifestyle
|
|
Mbipesha është bërë një problem gjithëbotëror. Shumë nga ne mendojnë se shkaku i saj është i thjeshtë, të ngrënët e pakontrolluar dhe lloji i ushqimit. Por studjuesit thonë se ngritja në peshë mund të vijë edhe nga probleme të tjera fizike. Kaki Martin vuante nga një sërë sëmundjesh:
“... infeksione kronike dhe të rënda sinusoidale... një sistem imunitar tepër i dobët... dhe depresioni. Unë po shtoja në peshë pa kuptuar arsyen se pse...”.
Ngritja e saj të peshë po bëhej serioze... të paktën 14 kilogram. Ajo po ndikonte në karierën e saj si arkitekte e mjedisit natyror.
“... Pak a shumë unë zvaritesha nëpër shtëpi pas punës dhe nuk isha në gjendje të bëja në ditë më tepër se sa ishte e domosdoshme”.
Mjekët që e vizituan atë nuk dukej se ishin në gjendje të diagnostikonin problemin. Por një mjek konstatoi se ajo kishte një sërë problemesh:
“... Kur ai më vizitoi, unë nuk dija çfarë t’i thosha ... veç se ndjehesha në këtë gjendje gjatë gjithë kohës”.
Dr. Mark Human mendonte se Kaki Martin vuante nga alergjia që i jepte ushqimi, një reaksion i mërkurit të mbushjes së dhëmbëve, dhe dobësisë së përgjithëshme kronike. Kjo e fundit prek katër herë më shumë gra se sa burra, zakonisht në moshë mesatare. Simptomat e dobësisë së përgjithshme përfshijnë lodhjen e tepërt dhe prishjen e gjumit, dobësinë e muskujve, dhimbje trupi, vështirësi të kujtesës, depresion dhe ngritje në peshë.
Meqë këto simptoma shfaqen dhe në shumë sëmundje të tjera, dobësia e përgjithshme është vështirë të përcaktohet. Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se nuk njihet ndonjë kurë për këtë gjendje, por disa lloj terapish ndihmojnë në zbutjen e simptomave. Dr. Mark Hymen i rekomandoi Kaki Martinit një sërë ndryshimesh në mënyrën e jetesës.
“Bëra mjaft ndryshime në dietën time, por ai më rekomandoi me këmbëngulje që të ushtroja yogën dhe të merrja disa ilaçe...”.
Por këto ndryshime patën edhe një tjetër rezultat pozitiv, humbjen e peshës. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se shkaku i dobësisë së përgjithshme mbetet ende i panjohur dhe shumë njerëz që mund të vuajnë nga kjo sëmundje as nuk diagnostikohen. Mendimi i përgjithshëm është se sa më gjatë që të shtyhet trajtimi i saj aq më i vështirë do të ishte përmirësimi i gjendjes.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje