Lifestyle
|
|
Viagra për femrat mund të vihet në shitje vitin e ardhshëm në farmacitë në Mbretërinë e Bashkuar, siç është raportuar nga 'Daily Telegraph'.Pilula projektuar për të rritur dëshirën seksuale femërore duket të jetë e vlefshme edhe për uljen e oreksit, duke ulur ndjenjën e urisë dhe dëshira për të ngrënë tepër. Zhvilluesit, hulumtuesit e Orlibid, të kompanisë britanike që krijoi ilaçin, shpresojnë se produkti do të jetë në dispozicion për blerje nga fundi i vitit 2015.
"Do të jetë një pilulë e dobishme për të gjithë - tha Mike Wyllie, pjesë e ekipit - nga pacientët që vuajnë nga çrregullime seksuale deri tek ata që thjesht duan të përmirësojnë performancën e tyre në shtrat ". Version sintetik i melatoninës - hormon i lidhur zakonisht me nxirjen e lëkurës - ilaçi vepron në tru për të rritur dëshirën seksuale. E marrë pesëmbëdhjetë minuta përpara aktit, pilula duhet të ndihmojë për të mbajtur lart dëshirën seksuale për më shumë se dy orë.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje