Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

"Letargjia njerzore": Mjekët provojnë të 'pezullojnë' jetën e njeriut
Publikuar me 29 Mar 2014

"Letargjia njerzore": Mjekët provojnë të 'pezullojnë' jetën e njeriut

Ndodh shpesh kur gjate nje aksidenti apo fataliteti tjeter nuk arrihet t'i shpetohet jeta nje njeriu sepse mjeku mberrin me vonese ose viktima arrin ne kohe ne urgjence. Cdo gje varet nga shpejtesia e nderhyrjes kirurgjikale.
Por nje grup mjekesh ne Presbyterian Hospital ne Pittsburgh kane publikuar nje artikull ne Scientific America ku shpjegohet nje teknike e re e ndalimit te aktivitetit qelizor dhe njekohesisht rrahjeve te zemres.

Teknika konsiston ne zevendesimin e gjakut me nje leng te ftohte i cili do te bllokonte aktivitetin qelizor duke e lene organizmin ne nje gjendje qe quhet "Letargji njerezore". Letargjia duhet te zgjase per rreth dy ore dhe gjate kesaj kohe nuk do te kete as aktivitet neorologjik dhe as rrahje te zemres. Kohe gjate seciles mjeket do te kene me shume kohe per vleresuar gjendjen e pacientit.
Pas kesaj lengu i ftohte do te zevendesohet me gjak dhe zemra rifillon te rrahe perseri normalisht.

Mund te duket si dicka fantastiko-shkencore por kjo metode eshte vene ne prove qe nga viti 2002 ne nje eksperiment me derra ne Universitetin e Miçiganit. Eksperimenti rezultoi me sukses pasi zemra e derrit rifilloje te rrahe normalisht pas injektimit te gjakut. Tashme duket sikur cdo gje eshte gati te eksperimentohet tek njeriu.

___________________
Letargji : biol. Gjendje e një gjumi të thellë e të gjatë, në të cilën bien disa kafshë, zakonisht gjatë dimrit, për të përballuar vështirësitë e natyrës dhe gjatë së cilës funksionet jetësore ulen shumë; gjendje e sëmurë e njeriut, gjatë së cilës ai është si në gjumë dhe nuk ndien. Letargjia e zvarranikëve (e rrëshqanorëve). Gjendje letargjie. Ra në letargji.


1278
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI