Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Larja e dhëmbëve menjëherë pas të ngrënit është e dëmshme
Publikuar me 18 Maj 2013

Larja e dhëmbëve menjëherë pas të ngrënit është e dëmshme

Hulumtuesit amerikanë janë mëse të bindur se larja e dhëmbëve vetëm gjysmë ore pas të ngrënit të vaktit mund të çojë në shkatërrimin e ndjeshëm të smaltit të dhëmbëve dhe si pasojë në thërmimin e tyre. Veçanërisht i rëndësishëm është ushqimi që ne përdorim.

Nëse një person pi pije të ëmbla të gazuara apo çfarëdo lloj lëngjesh të tjera tharta, atëhere acidi që përmbajnë ato gërryen smaltin e dhëmbëve. Megjithatë, në mungesë të faktorëve të tjerë që dëmtojnë shëndetin e dhëmbëve, ata kanë aftësi të rikuperohen.

Në qoftë se personi pas përdorimit të pijeve të tilla brenda gjysmë ore lan dhëmbët, acidet depërtojnë në shtresat më të thella të strukturës së dhëmbëve, gjë kjo që çon në akumulimin e grimcave të ushqimit në vrimën e krijuar dhe në prishjen e dhëmbëve (karies).


1367
  
1

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI