Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Kujdesi mbi plakjen e lekures. Ja cfare duhet te evitojme
Publikuar me 11 Gus 2012

Kujdesi mbi plakjen e lekures. Ja cfare duhet te evitojme

Sa rrezikojnë temperaturat e larta, smogu i qyteteve, rrezet ultravioletë dhe pirja e duhanit në bukurinë dhe rininë e lëkurës sonë… Çdo ditë kur zgjohesh, por edhe para se të flesh, pastron lëkurën tënde me qumësht dhe tonik me një produkt me veprim të lehtë hidratues. Më pas e ushqen atë me një krem anti-rrudhë. Edhe pse ndjek në mënyrë të saktë abc-në e bukurisë, përsëri fytyra jote nuk ka një pamje shumë të kënaqshme. Gjithashtu, irritohet dhe skuqet me lehtësi. Shpjegimi është i thjeshtë: lëkura me kalimin e kohës tenton të fishket, pasi është normal procesi kronologjik i plakjes. Por kësaj i shtohen edhe një sërë faktorësh me veprim agresiv mbi lëkurën tonë.



Plakja

Ke një lëkurë më të re në krahasim me bashkëmoshataret e tua. Falendero mamin dhe babin: të kanë dhuruar gjene që ta mbajnë kompakte më gjatë se zakonisht. Plakja kronologjike në krahasim me atë të shkaktuar nga rrezet e diellit, është e lidhur me faktorët biologjikë gjenetikë të ADN-së tonë, të cilat japin instruksione për të ndërtuar organizmin tonë. Për të kontrastuar shenjat e kohës që kalon, është mirë që t’i sigurojmë epidermës një hidratim deri në 30-35 vjeç. Pastaj shtohet edhe ushqyerja për të stimuluar formimin e kolagjenit dhe të elastinës. Plakja e lëkurës fillon që ditën kur lind, por sigurisht shenjat e para duken rreth moshës 30 vjeç, me daljen e rrudhave të para që krijohen nga mimika, parregullsi të vogla rreth syve, anës buzëve dhe gojës, të cilat mund të maskohen lehtësisht me truk. Përdor produkte anti-oksiduese e hidratante dhe zgjidh trajtime sipas moshës tënde. Por pas të 30-ave, një herë në vit duhet të bësh një vizitë dermatologjike për të vlerësuar gjendjen e lëkurës tënde (e cila mund të jetë më e re ose më e vjetër se ti) dhe kështu të individualizosh kurat e duhura.



Stresi dhe ndikimi i tij në lëkurë



Nëse je duke kaluar një periudhë të vështirë, mos u çudit nëse lëkura jote humbet shkëlqimin dhe butësinë. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca të quajtura neurotransmetues, të cilat shtrëngojnë enët e gjakut duke shkaktuar një ngadalësim të qarkullimit.

Rezultati? Epiderma bëhet opake dhe rrudhëzat rreth syve, buzëve dhe gojës theksohen më tepër duke e bërë lëkurën tuaj që të ngjajë më e plakur. E nëse stresit i shtohet edhe një ambient i ndotur qyteti, plakja është padyshim e parakohshme. Më të rrezikuarat janë femrat e reja nga 20 deri në 30 vjeç.

Sugjerimet më të çmuara: Kushtoji çdo ditë një gjysmë ore kohë vetes tënde, lexo një libër, bëj joga ose bëj ushtrime të frymëmarrjes së thellë.

Pra, kaloje kohën ashtu siç të pëlqen ty, por edhe pasuro kozmetikën me trajtime rivitalizuese.



Pasojat e duhanit



Cigarja e rëndon pamjen e lëkurës tënde, aq sa specialistët thonë “fytyre tym” për të treguar atë bashkësi rrudhash rreth syve, buzëve dhe gojës që krijohen mbas dhjetë vjet pirje e rregullt cigaresh.

Cigarja bën keq, sepse nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin që të hyjë në inde. Dhe pa oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme.

Në këtë mënyrë lëkura humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagjenit dhe të fibrave elastike. Kështu, lëkura humbet elasticitetin dhe plaket më shpejt.

Nëse je vajzë e re dhe lë cigaren, dëmet e saj mund të riparohen dhe në mënyrë mjaft efikase. Ndërsa për një 40-vjeçare që ka 10 vjet që e pi cigaren, dëmet janë më të vështira për t’u eliminuar…Dhe nganjëherë të pakthyeshme. Kërko t’u thuash lamtumirë cigareve dhe ndërkohë shto konsumin e vitaminës A. Gjendet sidomos në vezë, në domate, në spinaq dhe është vitamina e preferuar si një element toksik ndaj duhanit. Kremi i duhur është ai anti-rrudhë.



Dielli



Bukuria jote e ardhshme varet edhe nga raporti që ti ke me diellin sot. Me kalimin e viteve epiderma reagon ndaj agresorëve diellorë dhe shtresa e jashtme e saj humbet elasticitetin. Mbrohu gjithmonë nga rrezet e diellit dhe jo vetëm në verë ose kur je në mal. Edhe dielli që merr kur je në qytet, madje edhe në dimër, e vë në provë të fortë lëkurën tënde. Duhet të përdorësh kremra me filtra Uv, madje edhe fondotinta duhet blerë me këtë cilësi.



Ndotja



Nëse jeton në qytet, çdo ditë je e detyruar të bësh llogaritë me ndotjen. Ajri që të rrethon dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës tënde dhe në të njëjtën kohë depozitohen mikrograme dhe substanca toksike në formë pluhurash metalikë të padukshëm.

Në këtë fushë-betejë padyshim që fytyra jote, në radhë të parë: ndotet dhe merr një ngjyrë gri në kafe. Pa llogaritur këtu rreziqet e zhvillimit të alergjisë. Në epidermat më të ndjeshme, akumulimi i substancave të jashtme mund të shkaktojë irritime të bezdisshme anti-estetike. Moshat më kritike janë të rriturit dhe jo fëmijët që vuajnë më shpesh nga irritimet e shkaktuara nga ndotja. Të vegjlit zakonisht kanë një jetë më të mbrojtur dhe më pak të ekspozuar në krahasim me shtëpiaket ose punëtoret që çdo ditë janë në kontakt me substanca alergjike si detersivë, spray, dhe ozoni që është prezent në disa fotokopje.

Sistemi imunitar i të rriturve është më delikat dhe gati që të shpërthejë në reagime alergjike në prezencë të substancave irrituese. Pastroje gjithmonë lëkurën me kujdes me detergjent delikat. Nëse e ke lëkurën të irrituar ose sensibël, evito ato produkte që përmbajnë sodiolaurilsolfato (substancë kimike që rrit irritimin) si dhe produktet që bëjnë shumë shkumë. Ato kanë një efekt të madh në heqjen e yndyrës deri në thellësi dhe e lënë lëkurën më të ekspozuar nga pluhurat alergjizues.


1188
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI