Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Kafshët shtëpiake nuk janë bartës të Covid-19
Publikuar me 04 Pri 2020

Kafshët shtëpiake nuk janë bartës të Covid-19

Miliona familje në mbarë botën kanë një qen ose mace (thjesht për të përmendur më të zakonshmet) dhe është mirë të specifikojmë menjëherë që miqtë tanë me katër këmbë nuk e transmetojnë Covid-19 te njerëzit.

Kështu që kur pyeten "a mund të marrin njerëzit infeksionin koronavirus nga kafshët shtëpiake?" përgjigjja është "jo". Siç sqarohet edhe nga OBSH, në fakt, hetimet e hollësishme nga ekspertët zbuluan se virusi u transmetua njerëzve në Kinë nga civet (lloj kafshe që rritet në Azi) dhe, më vonë, në Arabinë Saudite, nga dromedaret (lloj deveje). Nuk përjashtohet mundësia që të zbulohet se kafshë të tjera janë në gjendje të infektojnë njerëzit, pasi ende nuk dihet - pas teorive të para mbi lakuriqët - cili është burimi i kafshëve të koronavirusit të ri, i cili ende nuk është konfirmuar nga shkencëtarët për një prejardhje të tillë .

Por ajo që është e sigurt, të paktën për momentin, nuk ka asnjë provë shkencore në lidhje me faktin se kafshët shtëpiake mund të përhapin Covid-19. Sidoqoftë, kujdesja nuk është asnjëherë shumë, pronarëve u këshillohet që të lajnë duart me sapun dhe ujë ose xhel me bazë akooli pasi të kenë përkëdhelur "mikun e tyre me gëzof".


1359
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI