Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Jeta Seksuale: Ajo qan gabimet e bëra, Ai mundësitë e humbura
Publikuar me 27 Nen 2013

Jeta Seksuale: Ajo qan gabimet e bëra, Ai mundësitë e humbura

Meshkujt dhe femrat kanë keqardhje të ndryshme për jetën e tyre seksuale. Atij i vjen keq që nuk e ka bërë me më shumë persona, asaj i vjen keq që e ka bërë me ata të gabuar. Këtë e dëshmojnë 3 kërkime kryer në total prej rreth 25.000 njerëz nga universiteti i Teksasit dhe UCLA-Kalifornisë në Los Angeles University. Në renditjen e pendimit, keqardhjet janë 3 , meshkujt: tepër të turpshëm në flirtime, seksualisht jo guximtarë kur kanë qenë të ri dhe pak aventuresk kur kanë qenë single. Për femrat, keqardhja në krye të renditjes është se kanë pasur marrëdhënien e parë seksuale me partnerin e gabuar dhe në vendin e dytë, me meshkuj pak tërheqës.

Këto dallime janë për shkak të procesit evolutiv dhe riprodhues dhe keqardhja mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbijetesën dhe riprodhimin e specieve. Në fakt, për burrat, nga pikëpamja e evolucionit , duke humbur mundësitë për marrëdhënie të mundshme me femra të tjera do të thotë se ka humbur mundësitë riprodhuese për më tepër. Ndërsa, për seksualitetin e femrave kërkon një periudhë investimi në qëllimin riprodhues dhe për këtë arsye femrat përgatiten që të sjellin në jetë një pasardhës me mashkullin e zgjedhur e gjithashtu përfshin 9 muaj të shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. "


1004
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI