Lifestyle
|
|
Per te pasur nje raport te shendetshem duhet vazhduar te kontribuohet permes disa zgjedhjesh qe do te thote angazhim dhe perpjekje per te rifreskuar here mbas here kete marredhenie. Intimiteti ne nje marredhenie nuk mund te jete pjese e te shkuares. Nje shprehje ne lidhje me kete ceshtje thote: Jeta pa seks eshte si nje llogari bankare bosh. Sipas studimeve ka rezultuar se seksi jo vetem shton gezimin tek njerezit, por edhe permireson shendetin, madje kontribuon edhe ne zgjatjen e jetes. Thuhet se ne disa marredhenie intimiteti nuk vdes kurre, ndersa ne disa te tjera deshira per seks bie shume shpejt. Sipas psikologeve qe kane trajtuar tematika te tilla, deshira per seksin lidhet me pasionin i cili here mbas here edhe mund te zhduket. Ajo qe e karakterizon kete intimitet ndryshon nga personi ne person. Megjithate eshte argumentuar se sa me shume te zgjase nje marredhenie, aq me shume ulet deshira per seksin. Kjo gjendje eshte akoma me problematike kur ne nje marredhenie njeri nga partneret ka nje orientim te larte seksual dhe tjetri shume te ulet. Menyra se si e konceptojne ata realizimin e deshirave te tyre intime eshte i ndryshem. Martesat e lumtura nuk vijne aksidentalisht ne fakt. Eksperienca dhe kerkime dekadash kane treguar se ne kulturen lindore, marredheniet e shendetshme dhe te gjata jane me se shumti te ndertuara mbi inteligjencen emocionale. Dhe e mira eshte se ndryshe nga inteligjenca e pergjithshme, inteligjenca emocionale edhe mund te mesohet. Ajo qe ne dime rreth marteses dhe marredhenieve intime vjen nga eksperiencat e hershme, nga familja dhe origjina jone. Por te tilla eksperienca ende edhe sot i lene te papergatitur ciftet ndaj sfidave dhe te papriturave qe dalin gjate udhes se perbashket, e qe natyrisht nje pjese e mire e kesaj udhe jane edhe marredheniet seksuale.
Faktoret qe ndikojne ne deshirat tona seksuale
Jane te njohur disa faktore qe ndikojne ne deshirat seksuale si: faktori biologjik, medikamentet, alkooli, mosha dhe gjinia. Deshira seksuale ndikohet nga shume komponente psikologjike por edhe biologjike gjithashtu. Megjithese mund te mos shquhet qe ne rini, seksi eshte nje sistem biologjik shume delikat qe ndikohet lehte nga gjendja jone shendetesore. Po ashtu, ilacet me te zakonshme qe mund te krijojne efekte ne deshiren seksuale jane antidepresivet ose medikamentet kunder ankthit. Ne fakt, medikamente te ndryshme ndikojne tek njerezit ne menyra te ndryshme, pra jo te gjithe njerezit mund t'i nenshtrohen efektit te tyre. Edhe alkooli eshte konsideruar si nje komponent qe ndikon ne deshiren per marredhenie seksuale dhe e demton funksionimin seksual. Perdorimi i tepert i alkoolit ul deshiren seksuale si tek burrat ashtu dhe tek grate. Shume njerez mund te kene nje pergjigje problematike seksuale teksa vitet kalojne. Megjithate mund te jete nje periudhe e shkurter ne jeten tuaj qe trupi mund te pesoje renie te oreksit seksual. Shume gra perballen me simptomat e "paramenopauzes" per shume vite para ardhjes se menopauzes. Dhe kjo e redukton ne minimum deshiren seksuale. Grate tashme jane duke i perjetuar shenja te tilla shume heret. Nderkohe qe dhe burrat perballen me ndryshime hormonale gjithashtu. Ne raste te tilla do ishte shume i dobishem konsultimi me nje specialist.
Ndryshimet dhe ngjashmerite ne cift
Shpeshhere sjelljet e njejta te dy individeve me seks te kundert, interpretohen ndryshe vetem thjesht nga fakti se njeri eshte femer dhe tjetri mashkull. P.sh., nese nje grua nuk di te lexoje nje harte, kjo interpretohet si nje prove e nje njohurie me te vogel te grave. Ndersa ne rastin kur nje burre nuk di te lexoje nje harte, kjo interpretohet si nje nga gjerat qe ai nuk di te beje. Reflektohet mbi ndryshimet apo ngjashmerite mes burrave dhe grave, duke thyer disa mite te tjera, si: femrat nuk jane me te shoqerueshme se meshkujt, jane me sugjestionuese; femrat nuk jane aspak me te zonjat ne aftesine intuitive: femrat nuk e kane nivelin e autostimes me te ulet dhe nuk eshte e vertete qe femrat jane te privuara nga motivimet. Por nese burrat dhe grate jane kaq te ngjashem, perse perceptohen si shume te ndryshem? Kjo ndodh sepse ka nje beteje idesh dhe arsyetimesh te ndryshme, qe te bejne te mendosh edhe per ndryshimin, edhe per ngjashmerine.
Diferencat psikologjike e fizike
Akoma nuk eshte e qarte nese ndryshimet mes burrave dhe grave jane biologjike apo psikologjike. Eshte e qarte se grate e perceptojne boten dhe gjithcka qe ndodh ne menyre te ndryshme nga burrat. Duke qene te ndryshem anatomikisht, burrat dhe grate kane kerkuar gjithmone arsye qe ky ndryshim te pasqyrohet edhe ne nivelin psikologjik, por ka pasur te tjere qe kete ndryshim e kane konceptuar thjesht si nje ndryshim fizik. Eshte folur dhe eshte shkruar shume per kete argument, por asnjehere nuk eshte arritur ne nje konkluzion definitiv. Flitet per seksin e dobet dhe ate te forte, por edhe per barazine mes sekseve. Kemi te bejme me opinione kaq te ndryshme, sa ideja per t'i bere nje duket e pamundur. Sipas nje studimi, thuhet se nese grate jane nje hap para burrave, kjo eshte merite e trurit te tyre. Ajo flet tre here me shume se ai, por gjithsesi burrat nuk degjojne.
Shkaktaret e crregullimeve seksuale
Crregullimet seksuale jane demtime qe ndodhin gjate ndonje stadi te ciklit seksual, te cilat pengojne partneret te shijojne kenaqesine qe lind gjate aktivitetit seksual. Shkaqet mund te jene fizike, psikologjike ose te perbashketa. Faktoret emocionale perfshijne probleme te te dy partnereve si p.sh. disharmonia e partneritetit, mungesa e besimit tek partneri apo e komunikimit te hapur midis tyre; kurse faktoret psikike perfshijne ato brenda individit, si depresioni, faji apo frika seksuale, traumat nga seksi etj. Ne shkaqet fizike permenden edhe drogat e ndryshme (narkotiket, stimulantet, alkooli, nikotina, antihistaminiket), crregullime te lidhura me dhimbjen e mesit, prostaten, traumat, crregullimet endokrine-kryesisht tiroidet, hipofize dhe gjendres mbiveshkore, si dhe semundjet e ndryshme. Nje risk i shtuar ndodh tek diabetiket, njerezit qe abuzojne me alkoolin e drogat e ndryshme.
Dashuria e verber dhe e mundimshme
Thone qe "dashuria eshte e verber". Nje burre qe te na joshe nuk eshte e domosdoshme qe te mos kete asnje lek ne xhep, apo te jete shendetlig. Ndoshta mund te jete i paafte per te lidhur marredhenie te mira me te tjeret, ose eshte i ftohte dhe pak i perzemert, ose rebel, ose vetepelqyes ose nopran dhe melankolik. Ndoshta eshte pak i rrembyer dhe i papergjegjshem ose i pazoti per te mbajtur nje zotim, ose per te qene besnik. Por edhe ky tip mashkulli shpeshhere duket teper terheqes per natyren e femres. Perkujdesja e tij ne fillimet e nje lidhje, ngrohtesia e momentit, deshira per te pasur prane dike, ben qe nje femer te bjere nen pushtetin e tij te plote. Duke vepruar ne kete menyre, ajo behet e varur nga vleresimi i tij, nga afersia e tij, nga humori i tij. Vetem nje dashuri e verber dhe e mundimshme per te, mund ta beje te ndjehet e sigurt dhe e denje per dashuri dhe stime. Cfaredolloj shenje mosperfilljeje apo tradhtie do te shihej si nje shtyse kunder qenies se asaj vete.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje