Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Ja 10 zbulimet më interesante për seksin në vitin 2011
Publikuar me 05 Jan 2012

Ja 10 zbulimet më interesante për seksin në vitin 2011

Tiranë, 5 janar 2012, NOA- 2011, i cili sapo ka ikur është karakterizuar edhe nga disa studime të cilat kanë "zbuluar" gjërat më interesante në fushën e seksit. Këtu janë 10 hulumtimet më interesante:

1. Femrat mendojnë më shumë për ushqimin se seksin. Një studim i 5.000 subjekteve tregoi se 25% e femrave mendojnë për ushqim çdo 30 minuta. Vetëm 10% e tyre mendojnë për seks me të njëjtën frekuencë. Fakti kurioz i hulumtimit ishte se, gratë mendojnë për ushqimin që nuk duhet të hanë, për t’iu përmbajtur pak a shumë dietave të cilat rregullisht i ndjekin 4 në 10 gra.
2. 25% e personave përgjigjen në telefon duke kryer marrëdhënie seksuale. Një studim anglez, në mesin e shumë të tjerëve, dha një rezultat mjaft interesant: një në katër persona përgjigjej në telefon të paktën një herë, ndërsa ishte në mes të aktit seksual.
3. Studentët e universitetit preferojnë më shumë komplimentet sesa seksin. Hulumtimi i botuar në “Journal of Personality” tregon se studentët preferojnë më shumë një nxitje për egon e tyre (komplimente ose nota të mira) se seksin.
4. Prirja e një femre për orgazmë është e lidhur me formën e buzëve. Një grup i psikologëve në University of the West of Scotland ka zbuluar se lehtësia me të cilën një grua arrin orgazmën vaginale është e lidhur me formën e buzëve, veçanërisht prezenca e një "gunge" (zona qendrore e buzës së sipërme) e theksuar .
5. Një student nga katër janë të gatshëm të heqin dorë nga seksi në këmbim të teksteve elektronike. Ky është rezultati interesant i një studimi të kryer nga një kompani amerikane që zhvillon software. Megjithatë, duhet thënë se studimi u krye vetëm në 500 studentë, një shifër relativisht e ulët statistikore.
6. Një në pesë gra preferojnë Facebook-un sesa seksin. Një sondazh i kryer nga revista Cosmopolitan tregoi se 20% e grave preferojnë më shumë Facebook-un sesa seksin.
7. Gratë priren të jenë më biseksuale me rritjen e moshës.

8. Femrat e dhënë pas teknologjisë kanë një jetë seksuale më të mirë. Sipas një studimi nga “Harris Interactive”, gratë që janë të pasionuar pas teknologjisë dhe video games kanë jetë seksuale më të mirë dhe  raporte më të shpeshta. Jo vetëm se, kanë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të disa të kënaqshme: në fakt, 64% e grave të martuara luajnë online dhe 71%  tyre, kishin notën 6 në një marrëdhënie

9. Meshkujt që tradhtojnë gruan ka më shumë gjasa të vuajnë "frakturën e penisit". Një studim i University of Maryland Hospital tregon se shumica e meshkujve që tradhtonin gratë e tyre vuanin nga kjo sëmundje, si pasojë e marrëdhënieve seksuale të konsumuar shpejt dhe në vende të pakëndshme (banjo, zyra, makina, etj.).
10. Laptopët mund të ndikojnë në pjellorinë e meshkujve. Një studim i publikuar në revistën “Fertility and Sterility” paralajmëron për pasojat e laptopit. Në të vërtetë, çështja është se shumë priren për ta mbajtur në gjunjë, me një efekt negativ nga ngrohja që vjen nga pajisja.

a.e./NOA


713
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI