Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Gjumi, sa duhet të flejmë në të gjitha fazat e jetës
Publikuar me 07 Shk 2015

Gjumi, sa duhet të flejmë në të gjitha fazat e jetës

Gjumi eshte nje nga faktoret e mireqenies se njeriut dhe si i tille duhet respektuar nese duam te kemi nje jete te shendetshme. Gjumi nuk percakton vetem gjendjen tone gjate nates por edhe ate gjate dites.

Nje studim i National Sleep Foundation (NSF) i cili ka publikuar nje artikull ne revisten e Sleep Health, tregon te gjitha te mirat dhe oret qe gjumi duhet te kete:

Te sapolindurit (0-3 muajsh). Ne kete modhe rekomandohet qe gjumi te jete ndermjet 14 dhe 17 ore ne dite. Per disa femije mund te jete e mjaftueshme 11 deri ne 13 ore apo 18 - 19 ore. NUK DUHET qe ata te flejne me pak se 11 ore apo me shume se 19 ore.

Bebet (4 - 11 muajsh). Rakomandohet te flene 12 deri 15 ore (te gjitha llogaritjet jane gjate 24 oreve). Per disa femije mund te jete e mjaftueshme 10 deri 11 ore apo 16 deri ne 18 ore. NUK DUHET qe ata te flene me pak se 10 ore dhe jo me shume se 18 ore.

Femijet (1 - 2 vjec). Studiuesit rekomandojne 11 deri ne 14 ore. Per disa femije mund te jete e mjaftueshme 9 -10 ore apo per gjumashet 15 -16 ore. NUK DUHET te flene me pak se 9 ore dhe jo me shume se 16 ore.

Femijet (3 deri ne 5 vjec). Rekomandohen 10 -13 ore gjume ne 24 ore. Per disa mund te jete e mjaftueshme 8 - 9 ore apo deri ne 14 ore. NUK DUHET te flejne me pak se 8 ore dhe jo me shume se 14 ore.

Femijet (6 -13 vjec). Rekomandohen 9 deri 11 ore. Per disa mund te mjaftoje 7 deri ne 8 ore apo per gjumashet deri ne 12 ore. NUK DUHET te flene me pak se 7 ore dhe jo me shume se 12 ore.

Adoleshentet (14 deri 17 vjec). Gjate adoleshences duhet te flejme ndermjet 8 dhe 10 ore ne dite. Per disa mund te mjaftoje 7 ore ose deri ne 11 ore. NUK DUHET te flene me pak se 7 ore dhe jo me shume se 11 ore.

Te rinjt ( 18 deri 25 vjec). Rekomandohen 7 deri ne 9 ore gjume. Per disa mund te mjaftoje 6 ore apo per adhuruesit e gjumit 10 deri 11 ore. NUK DUHET te flene me pak se 6 ore dhe jo me shume se 11 ore.

Te rriturit (26 deri 64 vjec). Rekomandohen 7 deri ne 9 ore gjume ne 24 ore. Per disa mund te jete e mjaftueshme 6 ore apo per ata qe duan gjumin deri ne 10 ore. NUK DUHET te flene me pak se 6 ore dhe jo me shume se 10 ore.

Te moshuarit ( nga 65 vjec e lart). Rekomandohen 7 deri 8 ore gjume. Per disa mund te mjaftoje 5 - 6 ore apo maksimalisht 9 ore. NUK DUHET te flene me pak se 5 ore dhe jo me shume se 9 ore.


2138
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI